SHBA: Drejtori i programeve kundër terrorizmit nën akuza për pedofili

0
208
Drejtori i programeve kundër terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit është akuzuar se ka kërkuar seks nga një person i mitur.
Policia tha se 44-vjeçari Daniel Rosen u arrestua dje, i dyshuar për një seri komunikimesh në internet me një agjent të policisë në departamentin që merret me luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve.
 
Departamenti i Shtetit e pezulloi zyrtarin dhe e vuri në leje administrative në pritje të rezultatit të çështjes penale kundër tij.