Aeroplanët spiunë amerikanë, i kanë dhënë informacione forcës ajrore të Turqisë për një bombardim endacak që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar e që vrau 35 civilë në vend të që të vriste separatistët kurdë, tha të enjten një zyrtar i mbrojtjes i SHBA.
Aeroplanët turk F-16, kishin nisur sulmin ajror në 29 dhjetor me qëllim për të sulmuar militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) pasi aeroplani spiun ameriakn zbuloi gjatë natës një grup që lëvizte drejt zonës së ndjeshme të kufirit juglindor, sipas zyrtarëve në Ankara.
“Ne jemi të njohur me këtë incident”, ka thënë zyrtari amerikan i mbrojtjes, i cili foli me kusht anonimiteti.
“Në këtë rast të veçantë, ata (operatorët e telekomanduar) vënë re një grup të njerëzve dhe disa kafshë që mbartnin ngarkesa. Ky informacion u miratua nga ana e turqve dhe pastaj aeroplani jonë spiun u largua nga zona. “
Shtetet e Bashkuara kanë avion pa pilot Predator, me bazë në vend dhe ata rregullisht ofrojnë informacion nga fluturimet e mbikqyrëse mbi lëvizjet dhe grumbullimin e forcave kurde për ushtrinë e Turqisë.
“Ne nuk kishim të bënim me sulm ajror, në fakt ne nuk ishim në zonë kur ka ndodhur bombardimi”, shtoi zyrtari.
Sulmi i dështuar ajror shkaktoi një valë protestash nga kurdët që e akuzoi qeverinë për kryerjen e një “masakëre”.
Përleshjet mes rebelëve kurdë dhe ushtrisë u shkallëzua në fund të vitit të kaluar.
PKK mori armët në rajonin e juglindjes së Turqisë në vitin 1984, rajon ku kurdët janë shumicë , duke shkaktuar një konflikt që ka marrë jetën e rreth 45.000 personave. Ajo është etiketuar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe nga shumë vende të komunitetit ndërkombëtar./Al Arabiya
You Might also Like
Ahmet Davutoglu, në Konja, 21 herë falënderon Allahun
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në mbrëmjen e së dielës, kur edhe u paraqit përpara…
By
1 Min Read
SIRIA HUMB 3 MILIARDË DOLLARË PËR SHKAK TË SANKSIONEVE NDAJ NAFTËS
"Sektori i naftës ka pësuar humbje të konsiderueshme për shkak të sanksioneve, pasi Siria ka…
By
1 Min Read
Rrëzohet një helikopter i regjimit të Asadit
Një helikopter ushtarak është rrëzuar të hënën pasi u godit me sa duket gjatë luftimeve…
By
1 Min Read
SHBA, gjyqtarja e cila u betua mbi Kuran viktimë e sulmeve islamofobe
Muslimanja afro-amerikane, Carolyn Walker-Diallo javën e kaluar u bë gjyqtare shtetërore në Gjykatën Civile të…
By
1 Min Read
ERDOAN: MUNGESA E VENDIMIT TË OKB-SË PËR SIRINË I KA DHËNË DESPOTIT NJË MBËSHTETJE INDIREKTE
Turqia vazhdon përpjekjet për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Siri, ndërsa në këtë vend nuk…
By
2 Min Read
Qeveria e korruptuar puçistit Sisi në Egjiptit jep dorëheqjen
Presideni egjiptian i ardhur në detyrë me anë të puçit ushtarak, Abdulfettah es-Sisi ka pranuar…
By
1 Min Read
