SHBA, muslimanët e Kalifornisë u mblodhën kundër dhunës

Përfaqësuesit e organizatave islamike të shtetit Kalifornia të SHBA-ve, pas sulmit terrorist të San Bernardinos ku humbën jetën 14 persona janë mbledhur në Los Anxhelos për të dhënë mesazhin se Islami është kundër terrorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas himnit kombëtar amerikan, programi nisi me këngët e paqes të nxënësve të shkollës muslimane Horizon, ku më pastaj mbajtën fjalim kryetari i komunës së Los Anxhelosit Eric Garcetti, klerikët muslimanë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Kryetari i komunës Garcetti tha se gjatë vitit kanë ndodhur incidente të urrejtjes dhe dhunës nga Egjipti në Turqi, nga Iraku në Francë dhe Izrael. “Pavarësisht nga gjithë kjo dhunë ne do ta ndërtojmë botën që duam të shohim. Prej nga kemi ardhur, cilën gjuhë të flasim, çfarë do ngjyre të kemi, cilit religjion ti takojmë do të vazhdojmë të jetojmë si një familje pa i kthyer shpinën njëri-tjetrit”, tha Garcetti. /AA/

Artikulli paraprakArsimtari shpiku sulmin terrorist
Artikulli vijuesVIDEO – Kurani është ilaçi (por jo vetëm kur të jesh në zor)