SHBA, propozimi i Cruz-it për mbikëqyrje të muslimanëve has në reagime të ashpra

Një propozim i bërë së fundmi për rritje të mbikëqyrjes mbi muslimanët amerikanë ka hasur në reagime të ashpra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Senatori nga Texasi, Ted Cruz, tha të martën se nëse zgjedhet president i SHBA-ve do të urdhërojë policinë të patrullojë dhe sigurojë lagjet me muslimanë para se të radikalizohen.

Me këto plane të Cruzit u pajtua garuesi republikan në garën për president të SHBA-ve, Donald Trump i cili tha se “është një ide e mirë”.

Komentet e tyre u bënë pas shpërthimeve të së martës në Bruksel, përgjegjësinë për të cilët e mori organizata terroriste DAESH.

Artikulli paraprakErdogan: Ndaluam atentatorin, por Belgjika nuk na dëgjoi
Artikulli vijuesVlon retorika islamofobe e kandidatëve republikan