Shefi i Parlamentit Evropian kërkon presionin ekonomik dhe politik ndaj Egjiptit

Kreu i parlamentit evropian, të shtunën bëri thirrje për një ndërprerje të bashkëpunimit politik dhe ekonomik të bllokut europian me Egjiptin pas vendimit të Presidentit të Egjiptiti për të zgjeruar kompetencat e tij. Por analistët theksojnë se e vërteta qëndron ndryshe, bota përendimore e sheh problematike vendimin e Morsit për një tjetër arsye, sepse ajo krijon ambientin e pamundësisë për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Morsi dhe shpërbërjen e dhomës së ultë të parlamentit ku shumicë janë grupet e lëvizjeve islame. Këto pastaj bënë që të miratohet projekt-kushtetuta e cila riforcon rolin e sheriatit, dhe të miratohet referendumi i cili sipas vlerësimeve me plot siguri do të votohet nga populli i Egjiptit, shumica e të cilit e dëshiron kthimin e sheriatit (gjykimin e Zotit) në jetën e tyre. 

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë të qartë se nuk mund të ketë bashkëpunim politik, as ekonomik pa demokraci pluraliste në Egjipt,” tha Martin Schulz në Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

“Ne nuk mund të justifikojë këtë grusht shteti,” tha ai, duke përshkruar një sekuencë e cila ka nxitur shumë njerëz në Egjipt dhe jashtë vendit që të akuzojnë presidentin Mohamed Mursi i tradhtuar revolucionin e 2011 që rrëzoi Hosni Mubarak.

Artikulli paraprakTalebanët sulmohojnë bazën e përbashkët amerikano-afgane
Artikulli vijuesNuk ka evidenca për dëmet e luftës