Sheikët synojnë Brezovicën

“Qeveria dhe Komuna e Shtërpcës kanë marrë vendim që mos të bëhet asnjë ndërtim në Brezovicë, pasi që në projekt është paraparë të ndërtohen 1 mijë vila me të drejtë shitjeje, ku nga këto mjete do të bëhen investime në qendrat e skijimit, ndërsa Qeveria e Kosovës e ka obligim rregullimin e infrastrukturës”, ka treguar një burim i gazettes “Kosova Sot”.

Edhe 20 ditë kanë mbetur afat për aplikim në tenderin ndërkombëtar për Brezovicën. Deri tash interesimi i investitorëve të huaj për kompleksin Brezovica është simbolik. Gazeta merr vesh se investitorët e interesuar vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes së largët. “Deri tash për Brezovicën kanë shprehur interesim investitorë kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, biznesmenë arabë, të cilët kohët e fundit janë duke investuar në Evropë”, thotë një zyrtar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)./kohaislame

Artikulli paraprakFshihet flamuri i Maqedonisë nga New Born
Artikulli vijuesShëtitja e gjatë, më e mirë se palestra