Shëtitja ditore njëzetminutëshe e preferuar

Shkencëtarët i kanë paralajmëruar të gjithë ata që e kalojnë jetën e tyre në divan se mungesa e ushtrimeve e vret një numër të madh të njerëzve, ashtu si edhe trashësia.
 
Ekspertët nga Cambridge i kanë testuar 334.000 njerëz dhe kanë konstatuar se edhe aktiviteti më i vogël mund ta zgjasë jetën. Shëtitja njëzetminutëshe e zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme për një të tretën. Hulumtuesit nuk mund të precizojnë se sa shumë vite shtesë të jetës mund t’i fitojnë falë ushtrimeve të cilat fillojnë t’i bëjnë personat joaktivë.
 
Me këtë shëtitje edhe njerëzit e trashë e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e parakohshme.
 
“Ky është një mesazh i thjeshtë: Madje edhe një sasi e vogël e aktivitetit të përditshëm fizik e ofron një varg përfitimesh shëndetësore dhe duhet të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Edhe pse kemi konstatuar se vetëm 20 minuta të shëtitjes së shpejtë mund ta bëjnë një ndryshim, duhet të bëjmë më shumë se kaq”, tha Ulf Ekelund, udhëheqës i studimit.
 
Studiuesit zbuluan se 337.000 nga 9.2 milionë vdekje në Evropë lidhen me trashje. Por 676.000 vdekje mund të jenë të lidhura me pasivitet.
 
Ekspertët këshillojnë që 150 minuta të aktiviteteve ditore si kopshtaria, shëtitja e shpejtë ose 75 minuta të ushtrimeve (aktiviteteve sportive, gjimnastikës, etj.) mund ta përmirësojë ndjeshëm jetën dhe shëndetin tuaj./Koha
 
Përmes një shëtitjeje njëzetminutëshe, ju mund t’i harxhoni në mes 90 dhe 100 kalori.
Artikulli paraprakFitër apo Vitër Bajrami?
Artikulli vijuesArabi Saudite, arrestohen 431 militantë të ISIS