Shfaqet imazhi i “HTC One/M8”

Disa imazhe që tregojnë HTC One/M8 në aksion, janë postuar në një blog kinez. Imazhet që të dyja paraqesin shenja blu për të mbrojtur identitetin e personit që mban smartfonin.

Edhe më parë janë vërejtur imazhe të plota të pajisjes, falë publikimeve në internet nga @evleaks.

Ndërkohë që HTC One/M8 i ri duket sikur ka një këllef prej gome ose të ndonjë lloji tjetër, pjesa e sipërme e smartfonit mund të dallohet shumë qartë dhe duket se ngjason shumë më atë çfarë kemi parë nga @evleaks dhe që sadopak e konfirmon autenticitetin e imazheve ne këtë rast.

Tashmë duhet të presim të shohim versionin e ri të HTC One/M8 të zbulohet më 25 mars në disa evente të tjera të parapërgatitura në qytetet si New York dhe Londër./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakProcesi gjyqësor kundër Morsit është ricaktuar për në prill
Artikulli vijuesOKB fshehu raportin se Kosova do të goditet nga kanceri dhe leukemia si pasojë e uraniumit