Shiko gabimet e tua e pastaj të miat!

A ke shikuar në të metat e tua?

Ndodh që t’i dëgjosh disa njerëz, të cilët merren me të metat e të tjerëve, duke i marr njerëzit nëpër gojë dhe këtë e bëjnë në çdo ndejë dhe flasin pothuaj për çdo njeri. Të tillëve ju them:

I keqi i njerëzve i harron të metat e tij
Ndërsa cek të metën e vëllait, që veç i është mbuluar.
Po të ishte i mençur nuk do ta nënçmonte atë
Sepse në vete ka të meta, të cilat po t’i shihte do t’i mjaftonin. (Poezi)

O ti që i nënçmon njerëzit! A ke shikuar në të metat e tua? Përse nuk ulesh vetëm dhe ta llogaritësh veten për këto marrëzira, që çdo ditë je duke i bërë? Për Allahun, po të shikoje në të metat tua dhe ta përmirësoje veten do të ishte më mirë për ty sesa të shikosh në të metat e të tjerëve.
Dije, se do të pyetesh për veten tënde dhe nuk do të pyetesh për të metat e të tjerëve, atë ditë kur çdokush debaton dhe polemizon për veten e tij!

Para se të flasim për filanin, le të shikojmë në veten tonë? A i jemi shmangur gabimeve dhe mëkateve?
Ti do të vdesësh vetëm, do të varrosesh vetëm, do të ringjallesh vetëm dhe do të llogaritësh vetëm! Atëherë, përse të preokupohesh duke folur për të tjerët gjegjësisht për të metat e të tjerëve?

Por duhet ta dimë se të folurit për të metat e të tjerëve lejohet, nëse në këtë ka dobi, p.sh.: t’ia tërheqësh vërejtjen të tretit nga të këqijat e të dytit, të ankohesh prej tij tek gjykatësi, apo për ndonjë sqarim të çështjes së njeriut nëse pyetesh për të, p.sh.: në martesë duhet të tregohen imtësitë, por në këtë rast patjetër njeriu që flet për të duhet ta njoh atë mirë e pastaj të flasë si dhe të mos harrojë devotshmërinë në këtë rast, duke mos gënjyer, duke mos bërë padrejtësi apo shpifur diç, të cilën njeriu përkatës nuk e posedon.

Vërtet çështja e gjuhës është problematikë e madhe, është çelës për shumë të këqija. Jua tërheqim vërejtjen që të ruheni prej dëmeve të saj!

/pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprakBllokimi i arterieve
Artikulli vijuesA keni kohë!