Shkrimtari algjerian: Pse ISIS nuk ka kapur asnjë iranian

    Shkrimtari algjerian dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Anwar Malik ka shkruar një mesazh në profilin e tij në Twiter ku thotë:

“Argumenti më i fortë se qëllimi i të ashtuquajturës “Shtet Islamik” respektivisht ISIS është lufta kundër revolucionarëve sirian dhe bashkëpunëtorëve, tregon edhe fakti se ISIS nuk ka kapur asnjë rob iranian, sepse iranianët janë në krahinat që janë nën kontrollin e Bashar Asadit, njofton saff.ba.

ISIS ka treguar se janë vetëm një grup kriminelësh, e assesi shtet. Nëse do të ishin shtet siç thonë, nuk do ta djegshin pilotin jordanez në mënyrë brutale, sepse shteti nuk përdor logjikën e bandave.

Prej kur u paraqit ISIS në tokën siriane, Asadi është rehatuar plotësisht dhe po pushon, sepse ai nuk ka bërë asnjë krim e që ISIS të kundërpërgjigjet me një krim më të madh.”/Islampress/kohaislame

Artikulli paraprakParlamenti belg i bën apel qeverisë të njohë Palestinën
Artikulli vijuesGjenerali francez: ISIS-u u krijua nga Amerika