Shtyhet seanca kryesore për rastin “Celula”. Pala mbrojtëse kërkon hetim të ri të aktakuzës dhe dëshmive mbi të cilat është formuar ajo. Pa epilog gjyqësor kanë mbetur edhe 5 të akuzuar, Isa Fuga, Abdulla Abdullai, Eroll Rrustemi, Muhamet Imeri dhe Stefan Stefanovski.
“Të bëhet hetimi i të gjitha materialeve të kategorizuara si dëshmi në lëndë. Për këtë arsye kërkuam që të shtyehet senanca e sotme. E njëjta u caktuar për 16 maj, që të mundemi deri atëherë të bëjmë hetim në bazë të rregullativës ligjore”, ka deklaruar avokati Asmir Alispahiq.
Njëri nga 5 të akuzuarit për të cilët ende nuk ka vendim gjyqësor, ka dashur të pranojë akuzën mu për shkak të kushteve të rënda në të cilat vuan paraburgimin.
“Atë e preferon familja e tij dhe ai personalisht. Të dalë nga paraburgimi dhe të shkojë në burg. Për shkak faktit se rëndë po e përjeton paraburgimin dhe duke u bazuar në vizitat që i kanë bërë familjarët, u vërtetua gjendje e rëndë emocionale e tij, ku nuk mund ta pranojë se vuan paraburgim për një vepër që nuk e ka bërë”, ka deklaruar Efto Spirovski, Avokat.
Në seancën e kaluar u dënuan me nga 5 vite burg gjashtë persona, Ahmet Dardhishta, Fazli Syla, Muhamet Shehu, Sejfulla Etemovski dhe Resul Saiti, ndërkaq i akuzuari i parë hoxha Rexhep Memishi nga Çairi u dënua me 7 vjet burg. Për rastin “Celula”, pjesëmarrje në luftën e Sirisë akuzohen gjithsej 25 persona.
Adrian Kerimi /SHENJA/