Në prani të shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, profesorëve, familjarëve dhe dashamirëve mbrëmë – 26.05.2016 – me sukses mbrojti provimin e hifzit, Musa Bislimi tanimë hafiz i ri nga Shkupi. Gjatë kësaj mbrëmje solemne i pranishëm ishte edhe kreu më i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Reis ulema Sulejman ef. Rexhepi, myftiu i Shkupit Prof. Rexhep ef. Jusufi, myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi, si dhe hoxhallarë tjerë nga rrethi i Shkupit dhe qytete tjera te viseve shqiptare. Myftiu i Shkupit Rexhep ef.Jusufi vlerësoi lartë këtë akt. Ai ndër tjerash pohoi se myftinia e Shkupit ndihet krenarë që u shtua edhe një hafiz. “Hafizit të nderuar dhe familjes së tij i dëshirojmë suksese në jetë”, shtoi ai. Ndërsa në emër të kreut të BFI-së, fjalën e mori myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi. “Hafizat janë ruajtësit e Kur’anit, kjo kuptohet edhe nga vet fjala, hafiz. Nga ai, priten vetëm fjalë të ëmbla dhe të drejta. Ai është i dobishëm për familjen dhe shoqërinë”, tha myftiu i nderuar. Certifikatën e hifzit, hafizit të ri i’a ndau kreu i BFI-së, Reis Sulejman ef. Rexhepi. Ai tha se sot të gjithë ndihemi krenar, dhe se ky është gëzim i madh për të gjithë ne. “Allahu ka garantuar këtë Islam, hafizat janë ruajtësit e fjalës së Allahut”, potencoi kreu më i lartë i BFI-së, Reis ulema Sulejman ef.Rexhepi. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë hafiz është fakti se ai është i diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë, nga viti ardhshëm do të vijoj studimet po në këtë fushë. Njëherit rasti i vetëm i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë. Hafiz Musa Bislimi është i lindur në Shkup më 30.06.1997. Ai memorizimin e Kur’anit e filloi në vitin 2014 tek xhamia Allaxha ndërsa e përfundoi tek xhamia e Murat Pasha në Shkup, nën përkujdesjen e hafiz Sadudin Sulejmanit, i njohur në popullatë si hafiz Sada.