Shlyhet gjuha shqipe në tabelat treguese në Kumanovë

Tabela treguese e rrugës në hyrje të Kumanovës që nga vendosja e saj vazhdon të jetë e shlyer tek mbishkrimi shqip.

Ndërsa mbishkrimi maqedonisht dhe latin vazhdon të qëndrojë pa u shkarravitur. Qytetarët shqiptarë në disa raste kanë alarmuar për këtë tabelë treguese, ndërkohë autoritetet komunale deri tani nuk kanë ndryshuar ate. Qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë akuzuar autoritetet komunale për heshtjen e tillë dhe mosaktivitetin për të ndryshuar këtë tabelë.

“Ne jemi të habitur se si komuna heshtë dhe nuk do me ndrru këtë tabelë. Kjo është tregues për qytetin dhe se shihet qartë se çfarë albanofobie ekziston dhe kjo tregohet edhe me heshtjen e institucioneve përgjegjëse”, theksojnë qytetarët në rrjetet sociale.

Komuna e Kumanovës viteve të fundit ka qenë arenë e skandaleve me flamurin serb mbi godinën e kuvendit komunal ku mbahen mbledhjet e këtij kuvendi në ish-komitetin e qytetit si dhe për mospërdorimin e flamurit shqiptarë në evenimente festive. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakSkandaloze, Ministri ngacmon deputeten në Parlament
Artikulli vijuesProtesta anti-sioniste në Amerikë