Shoku i klasës zbulon të kaluarën e vrasësit në Munich

Një ish-shok i klasës së vrasësit 18-vjeçar ka pohuar se ai vazhdimisht ishte ngacmuar në shkollë.

Ai ka zbuluar edhe identitetin e tij, duke thënë se Ali Sonboly, vrasës i nëntë njerëzve në Munich të Gjermanisë, ishte ngacmuar shpesh nga shokët e klasës ndërsa ai i kishte kërcënuar se do t’i vriste një nga një.

Personi anonim, që besohet se kishte mësuar në të njëjtën shkollë me Sonbolyn, ka postuar një koment në të cilin thoshte se e njihte sulmuesin, transmeton Koha.net.

“E njoh këtë shkërdhatë, emri i tij është Ali Sonboly. Ai ishte në klasën time dhe ne gjithmonë e kemi ngacmuar. Ai na përgjigjej se do të na vriste të gjithëve”, ka komentuar ai.

Ai ka shkruar këtë në një rrjet social së bashku me shokët tjerë të klasës.

Artikulli paraprakXhamitë në Munich hapin dyert për strehim
Artikulli vijuesNë shkollat serbe në Kosovë mësohet edhe lënda e besimit