PERKITAZI ME TRILLIMIN
‘ALEANCE TRADICIONALE SLLAVO-ISLAMIKE’
TE QERIM UJKANIT
Hajrudin S. Muja
Duke shfletuar librin “Shënime dhe dëshmi” të Zef Prenajt, të botuar në Prishtinë (2007), shkrimtari Qërim Ujkani për revistën “Trojet” (tetor-nëntor 2007), që botohet në New Jork nën drejtimin e Tomë Palokës, boton artikullin “Krishterimi shqiptar në Kosovë përballë aleancës sllavo – islamiste kundër interesit jetik kombëtar”.
Në artikull tepër fyes për 95%-shin e trungut kombëtar, të ilustruar me shpifje e trillime shumë provokuese. Vërejtjen e tërheq sidomos aleanca tradicionale sllavo – islamike një terminologji, jo aq e dëgjuar, por gjithsesi me qëllime të poshtërsive të caktuara, para të cilave nuk duhet të heshtet.
Qërim Ujkani, ndër të tjera, shkruan: “Me antiamerikanizmin e përbashkët, aleanca sllavo – islamiste bën të gjitha përpjekjet për defaktorizimin e shqiptarëve në Evropë me imazhin e identitetit oriental për shkak të besimit islam të shumicës… Kisha katolike ka qenë dhe ka mbetur një vatër e kulturës shqiptare e cila u materializua fuqishëm në veprat e veprimtarëve të vet më të devotshëm, siç ishin Pjeter Bogdani, Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, nëna Terezë – nëna e gjithë botës, etj… Aleancës tradicionale sllavo – islamiste e cila vitin e fundit ka hyrë në ofensivë kundër interesit kombëtar – shqiptar… Të dy krahët e saj, ai sllav dhe ai islam, këtë ofensivë e kanë ashpërsuar pikërisht në prag të formimit, konsolidimit dhe ndërkombëtarizimit të shtetit shqiptar në Ballkan – Kosovë, me përkrahjen historike të Amerikës e Perëndimit në përgjithësi… Një shembull tipik (në mbrojtjen e krishterimit) është krye heroi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili me epopenë e tij luftarake vihej në mbrojtje të drejtpërdrejtë të krishterimit. ..”.
* * *
Historia e Krishterimit na mëson se në vitin 1209, në qytetin Berziers, u therën 15.000 albizhanë. Vërtetë, kur një vitez e pyeti Emisarin e Papës, se si do t’i dallonte heretikët nga besimtarët e vërtetë dhe të mirë, iu përgjigj “theri të gjithë dhe leja Zotit t’i ndajë në boten tjetër”. Dikush mund të thotë se është çështje e hershme, po a nuk ngjau e njëjta gjë në Parisë, në “Natën e Bartolomeut” më 24 gusht 1573, ku tinëzisht u sulmuan dhe u mbytën mijëra besimtarë të sektit hugenotë nga katolikët. Më pas, u mbytën edhe mbi 100 mijë hugenotë të tjerë anembanë Francës.
E ngjashme dhe fatale ishte edhe zelli i Torkumadës për të konvertuar ose për të dëbuar hebrenjtë dhe myslimanët e Spanjës, të cilët pas konvertimeve të dhunshme, mbikëqyreshin rreptë nga inkuizicioni dhe jetonin me frikën e përhershme të arrestimit nën akuzën më të papërfillshme. Që të prisje vdekja pse nuk ndezje qirinj ‘kur duhej’ ose pse i ndezje kur ‘nuk duhej’. Për një ditë të vetme dogjën 2 milion dorëshkrime dhe zhdukën gjurmët tetë shekullore islame.
Gjahu mbi myslimanët u porosit nga një urdhër në tjetrin. Urdhri mbretëror i 1501, Akti i 1556-tës, dhe ai i Filipit të III-të, i 1606-tës, janë urdhra mbretërore që shpunë në persekutimin e më shumë se një milionë muslimanëve, kurse gjatë 117 viteve të inkuizicionit krishterë spanjoll, nga Spanja (Andaluzia) u dëbuan, u mbytën dhe u zhdukën më tepër se tre milionë myslimanë. Dëbimi i muslimanëve ishte shpallur detyrë e shenjtë fetare nga kryepeshkopi i Valensisë. Ai kanosej me “hakmarrje nga qielli” po qese kursehen pa besimtarët (lexo: myslimanët).. . Aktiviteti mjaft i zgjeruar i kishës ndaj zezakëve afrikanë, ndaj indianëve të Amerikës Veriore, ndaj aborixhinëve të Australisë dhe ndaj vendasve të Meksikës, ku nga dhjetë milion vendas të Meksikës, “religjionin e dashurisë” të inkuizicionit e përjetoi çdo i dhjeti banorë.
U shtruan ca shembuj jashtë Shqipërisë e shqiptarëve, sepse afërsisht në këto kohë, diçka e ngjashme ngjau edhe me shqiptarët që kishin mërguar në 80 fshatrat e Italisë Jugore, në Kalabri e Sicili, për të cilët Papa Piu IV, me bulën “Romanus Pontifex” (16 shkurt 1564) dhe Klementi i VIII-të (1595), vendosën urdhrin për konvertimin e këtyre shqiptarëve të ritit lindor (ortodoks) në ritin perëndimorë (katolik). Për të rezistuar, ata u detyruan të mërgonin prej një vendi në tjetrin, shpesh duke ua vënë zjarrin të mbjellave të tyre. Kështu, deri që u konvertua shqiptari i fundit atje.
I cekëm këto të vërteta historike sa për të dëshmuar vatrat e kulturë së kishës katolike të Qërim Ujkanit. Dhe pikërisht, kjo vatër shpesh ishte aleancë me sllavët e përbindshëm që donin zhdukjen e shqiptarëve, sidomos dy shekujt e fundit që u erdhi rasti e mundësia e veprimit në tokat e Shqipërisë Etnike. Edhe sot, kjo aleancë po funksionon me tërë arsenalin e vet në tokat shqiptare, me institucione të shumta, me gazeta, radio, televizion, me shtëpi botuese e me bashkëpunëtorë të shumtë, njëri prej të cilëve është edhe Qërim Ujkani. Aleanca e katolicizmit, ortodoksisë dhe ateizmit, fushatën e tyre kundër islamit po e bëjnë, jo vetëm në fushën politike por edhe në ato ekonomiko – kulturore të propagandës laike. Nga mesi i viteve 1990-ta, kur pushtuesi Jugosllav dhe Partia e Punës hoqën dorë nga censurimi i shkrimeve shqip, në skenën politike shqiptare u vërsulen propagandat e krishtera evropiane që të shkatërrojnë mirëqenien ndër fetare te shqiptarët. Hyzmeqarë të shumtë gjetën në mesin e shqiptarëve, disa prej të cilëve, pa farë ngurrimi kërkuan konvertimin e 96%-shit të kombit në katolicizëm, në emrin e evropianizimit, duke harruar për gjithnjë atë thënien e urtë se “biri i kasapit s’mund t’jetë tjetër veç se kasap”!
Në prag të kapitullimit të Perandorisë Osmane, ekzistonte një rrymë që kërkonte t’i bindte shqiptarët se “turqit” ishin armiq kryesorë të shqiptarëve, sepse u ‘mohonin’ gjithçka – propagandë e sajuar dhe e mbështetur fuqimisht nga serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët, që çonin ujë në mullirin e tyre, sepse ishin të vetëdijshëm se me dobësimin e Perandorisë, me shqiptarët do t’i qëronin hesapet më lehtë. Për fat të keq, edhe atëherë sikur sot, në lojën e propagandës së ndyrë sllave, ishin futur edhe disa prijës të fiseve shqiptar,
Tashmë ishte ngjallë një udhë sllavizuese e Sveti Savës me ligjin e Car Dushanit (1343) sipas të cilit ata që refuzonin ortodoksinë duhej të mbyteshin me hekur të skuqur, sepse Cujus Regio – Ejus religijo (i kujt pushteti – i tij besimi), dhe pushteti vendoste për fenë e pushtetarëve të vet, ligj që zotëronte në gjithë Evropën gjatë shekujve XVI-XVII. Nga ky mentalitet, në vitin 1807, Kuvendi i Serbisë kishte marrë vendim për t’i likuiduar hebrenjtë, shqiptarët dhe ‘turqit’ (myslimanët), kudo që gjendeshin në territorin e tyre etnik. Dhe ky ligj do të anulohej për to vetëm atëherë kur të pranonin ortodoksinë.
Që në vitin 1815, Knjaz Milloshi kështu i shkruante Petër Dobërnjës: “Ne, deri më tani, kemi vepruar me fat në të gjitha anët dhe Zoti na ka ndihmuar, kështu që të gjitha qytezat i kemi spastruar (nga myslimanët), dhe vetëm edhe në katër qytete e në Qupri, ka turq”. Ndërkaq, në “Kurorën e maleve” Vojvoda Batriç, brohoriste: “Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë”. Sepse krahas urrejtës për Islamin, Njegoshi (150 vjet më parë) frymëzohej me një konflikt midis të krishterëve e muslimanëve malazez që përfundoi me masakrimin e muslimanëve.
Millosh Obrenoviqi, me urdhrin e 29 Prillit 1832 i jepte 25 shkopinj çdo shqiptari e boshnjaku, pra çdo mysliman që kapej në territorin e Serbisë, një “nismë e mbarë” e spastrimit të Serbisë nga myslimanët shqiptarë. Nga njëra anë Obrenoviqi i dërgonte para M. Zdravkoviqit, që në Qupri, t’u paguante shtëpitë mbi vlerën reale që t’i hiqte qafe myslimanët, e nga ana tjetër jepte urdhra që kundër tyre të përdorej ushtria e t’u digjeshin fshatrat, siç ngjau në vitin 1834.
Një vazhdimësi e urdhrave e akteve inkuizicioniste ishte edhe “Naçertania” e Ilija Garashaninit (Ministër i brendshëm i Serbisë) e vitit 1844, për aneksimin e trojeve shqiptare dhe për zhdukjen e muslimanëve nga Ballkani, që zgjati deri me luftën e fundit në Bosnjë e Kosovë, gjithsesi aktive edhe në rastin e parë të të ardhmes. Me programin e ‘Naçertanias’ , politika serbe synonte të krijonte një perandori të krishterë si justifikim për përkatësinë fetare myslimane për shfarosjen e shqiptarëve. Ky program politik i Garashaninit, i ndikuar nga polaku Adam اartorski dhe Franjo Zahin me qendër në Paris, ishte një përsëritje e “Perandorisë së Dushanit” që dikur kishte zëvendësuar Perandorinë Romake, kurse tashti synonte të zëvendësojë Perandorinë Osmane. Kështu, me plan programin e spastrimit të vendit nga myslimanët, pushuan së ekzistuari 180 fshatra të Nahijes së Leskovcit dhe 120 fshatrat e Nahijes së Prokupljes. Një numër i madh fshatrash të Vranjës, Pirotit, Beogradit, Kurshumlisë, e Nishit. Vetëm në vitin 1877, Serbia do të shfarosë 714 fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit, për të cilat Haxhivasileviqi thotë se nuk kishte mbetur kush i gjallë dhe nuk kishte kush tua tregonte emrat. Kjo ishte një përgjigje e proklamatës që kishte lëshuar Cari i Rusisë (24 prill 1877), një ftesë e të gjitha kombësive të krishtera të Gadishullit Ballkanik, që të rrëmbenin armët krahas ushtrisë ruse, mbasi tashmë kishte ardhur dita e çlirimit të tyre nga “shtypësi myslimanë”.
Korrespondenti Anglez shkruante nga Shkupi se: “Në afërsi të Shkupit janë masakruar 2000 shqiptarë muhamedanë, ndërsa në afërsi të Prizrenit edhe 5000 të tjerë. Fshatrat janë djegur, ndërsa banorët e tyre janë therë. Serbët haptazi deklarojnë se shqiptarët muhamedanë duhet të shfarosen dhe se ky është mjeti efikas për çlirimin e vendit”
Edit Durham, përshkruante konvertimet e dhunshme që u bëheshin shqiptarëve myslimanë: “Pagëzimet bëhen me tortura. Njerëzit hidhen në ujin e akullt të lumit e pastaj vihen e piqen pranë prushit të zjarrit, derisa kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për gjithë këtë është kthimi në fenë e krishterë – ortodokse”. Kështu shqiptarët musliman gjendeshin midis konvertimit dhe vdekjes.
Stojan Protiqi (Ballkanikus) më 1917 kërkonte: “Boshnjakëve myslimanë do tu japim 24 orë e madje edhe 48 orë që të kthehen në fenë e të parëve të tyre. Dhe kushdo që nuk do të pranojë, të masakrohet, siç kemi bërë dikur ne në Serbi”. Michael A. Sells shkruante se “Intelektualët dhe akademikët serbë në Beograd,. Shkruajnë hapur se myslimanët e sotëm i kanë duart e lyera me gjakun e martirëve serbë e të Krishtit Car-Llazar”
Në Shtator të vitit 1920, 1100 banorët e fshatit Pesaçan të Ohrit, në krye me imamin Mulla Qamil Efendinë i ngujuan në xhami dhe i ndezën të gjallë. Edhe në Jablanicë të Pejës dogjën në xhami imamin me gjithë xhematë. Një vit më pas, në xhaminë e Istogut dogjën imamin Mulla Hasan Blaku me 98 xhematlinjt e tij. Në xhamitë e Llapit e të Shkodrës hidheshin koka derrash dhe këto ishin vetëm ca inserte të vogla të asaj që ngjau e që do të ngjante me myslimanët e këtyre trevave.
Masa barbare kundër muslimanëve të Shkodrës kishte marrë edhe ushtria austriake në krye me gjeneralin Trolman, prej të cilës gjetën vdekjen sa e sa burra që guxonin të ngitnin zërin kundër kësaj barbarie. Protesta e Filip Krajës me anën e Bajram Currit në Vjenë, bëri që të largohet nga Shkodra ky gjeneral famëkeq.
Në Parlamentin Italian ishte shfaqur një film dokumentar i përgatitur nga gazetarët italianë, në bashkëpunim me propagandistë t e shtetit e të kishës serbe, për gjoja rrezikun e madh që i vinte krishterimit evropian nga Kosova. Kjo na sjell ndërmend dakordimet italo-serbe për okupimin e Shqipërisë si një kontinuitet të kryqëzatave mesjetare, për dëbimin e muslimanëve nga Evropa. Sipas marrëveshjes اano – Stojadinoviq në Romë, ishin dakorduar që Italia deri në vitin 1949, të krishterizonte Shqipërinë bregdetare. Në procesin e konvertimit të dhunshëm, ishin caktuar si instruktor të marrin pjesë disa popë serbë, të cilët kishin përvojë nga konvertimi që kishin bërë më 1913 në Dukagjin. Si për fillim, ishin marrë vesh që shqiptarët të ndiheshin si të krishterë unijatë. Lidhur me këtë ‘burrëri’ perëndimore, konti اano deklaronte: “Ne kemi asimiluar afër 200 mijë shqiptar në Italinë Jugore, dhe asgjë nuk do të na pengojë që këtë proces ta vazhdojmë edhe në anën tjetër të Adriatikut”. Edhe organet malazeze morën një sërë masash brutale për ndërrimin e dhunshëm të fesë myslimane e katolike në atë ortodokse. Aksioni filloi në Pejë, ku morën disa viktima. Nën urdhrat e majorit serb Gërbiq, në Strumicë të gjitha vajzat dhe gratë e reja janë dhunuar dhe janë kryqëzuar me dhunë.
Numri i shqiptareve që u konvertuan me dhunë nën presionin e organeve pushtuese serbe arrinte në disa qindra në Gjakovë e Pejë, në mesin e të cilëve edhe një hoxhë dhe një dervish. Konvertime të shumta të fesë pati dhe në Plavë, në Guci, në Rugovë, në Beran etj. Ata që kundërshtonin konvertimin në krishterizëm i jepnin ‘peshqeshe’ plumbat ose bajonetat. Në shumë fshatra të komunës së Strellcit, për shkak të qëndresës së shqiptarëve u bënë plaçkitje, u dogjën shtëpi dhe u vranë shumë njerëz.
Të gjitha këto, u toleruan, u lejuan e u përkrahen, qoftë edhe me heshtje nga Perëndimi. Heshtja e sotme e Kishës dhe e Perëndimit ndaj krimeve që u kryen muslimanëve në Kosovë e në Bosnje, ku vetëm në Srebrenicë brenda dy ditëve u mbytën mbi dhjetë mijë myslimanë, s’është veç se vazhdimësi e inkuizicionit krishterë, si dhe hipokrizi publike botërore me bekimin e heshtur të Vatikanit.
Kundër golgotës shfarosëse, vlen të përmendet thirrja e korrespondentit austriak nga Kosova më 1913: “Dhjetëra mijëra njerëz të pambrojtur masakrohen, femrat çnjerëzohen, pleqtë e fëmijët mbyten, qindra fshatra digjen, prijësit fetarë theren e Evropa heshtë. Një popull i tërë u kryqëzua në gjak dhe Evropa heshtë… Tash e tutje çdo heshtje është e barabartë me krimin… Një popull i mjerë me fat të trishtueshëm nga golgota e vet, thërret në ndihmë. A e dëgjon Evropa thirrjen e tij?
Jo, Evropa ishte shumë larg! Konvertuesit, masakruesit e dëbuesit e shqiptarëve, e dinin mendimin e Evropës. I dinin deklaratat e misionarëve e politikanëve që e shihnin islamin “në ballë të përhapjes së krishterimit” , kurse luftën që po bëhej, si “luftë në mes gjysmëhënës dhe kryqit”, në mënyrë që “të asgjësohen e të copëtohen myslimanët…” Ata i ndienin thirrjet e evropianëve nga Franca: “Mbytni Myslimanët”, “asgjësoni Islamin dhe zhdukni prestarët e tij…”, “Disfatë gjysmëhënës”. Ata planifikonin bashkim me këdo “për ta luftuar ekzistencën e botës Islame”, sepse “Myslimanët e gjithë botës janë, sinqerisht, armiqtë e civilizimit perëndimorë”. Ja, kjo ishte përkrahja historike e perëndimit për shqiptarët.
Nga frymëzimi i këtyre deklaratave të hapëta, por edhe nga ‘ushqimi’ i “Naçertanias” serbe, për zhdukjen e muslimanëve shqiptarë ishte çuar peshë e gjithë elita intelektuale serbo-malazeze, për ta lënë rrugën e lirë në asgjësimin e tyre. Ish lideri Komunist Millosh Miniq, akuzonte shqiptarët e Kosovës: “për fundamentalizëm islamik” kurse ish qeveritari i Qarkut të Kosovës Millosh Simoviq(1992) , kishte siguruar mbrojtjen e “orthodoksizmi nga invazioni Islamik”. Sepse sipas Dr. Mirolub Jevtiq: “Islami e përjashton multikulturen dhe krijon një fashizëm të ri…”. Prandaj shumë i ‘kërkuari’ kriminel Radovan Karaxhiq, kishte vendosur që: “Islami te eliminohet nga Evropa” sepse kishte mësuar nga Dobrica Qosiqi se: “Islami është armiku më i madh i ortodoksizmit”. Por, gjithë arsyen e kësaj e përmbledh historiani serb Jovan Ducic që kishte mallkuar shqiptarët pse janë musliman e pse flasin shqip!
Në këtë intolerancë, do të frymëzohen edhe nxënësit e shkollave fillore me poezinë e shovinistit ortodoks “Gjuajtja e egërsirave” sipas të cilës “Myslimanët janë drejtuar rrugëve të djallit, e kanë fëlliqur tokën…” me porosi që: ” ta pështyjmë Kur’anin, t’ua këpusim kokat e gjithë atyre që e besojnë dinin e qenve e që i rreken Muhamedit…”. Pas kësaj porosie, kisha ortodokse u preferonte gjeneratave të reja: “Nëse dëshironi që Zoti i juaj tua pranojë luftën, dhe të jetë më i lumtur me ju, këtë do ta bëjë vetëm atëherë kur ju do të jeni të dehur e do të therni musliman…”.
Mbase i edukuar nga këto poezi e porosi të kishës, kishte marrë frymëzimin edhe Vuk Draskovic, kur në mitingun serb, (09. 09. 1990) në Sanxhak, u drejtohej muslimanëve: “Territori i Sanxhakut nuk është tokë e muslimanëve por është pjesë e Serbisë. Ju Myslimanët nuk keni se ç’të kërkoni këtu. Do tua çelim rrugët dhe dyert, krah më krah do t’ju dërgojmë në Mekë, Medinë, Iran e Turqi, sepse ju nuk mund të jetoni në tokat serbe”.
Nga ana tjetër, në jugun e Shqipërisë edhe Greqia një nga mjetet e mëdha për të luftuar shqiptarizmin, kishte kishën dhe shkollën, në të cilat duhej përdorë greqishtja – gjuhë e Zotit: një atdhe – qiellin; një mëmë – kishën dhe pagëzimin; edhe një kombësi – ortodoksinë. Siç po shihet nga të gjitha anët, defaktorizimin e shqiptarëve në Evropë dhe përpjekjet për t’i paraqitur shqiptarët me identitet oriental në Evropë – siç vëren Qërim Ujkani me ujqërit e tjerë – mund të jenë në çdo lloj aleance përveç islamit.
Nuk është aspak i vërtetë mendimi i Ujkanit për defaktorizimin e shqiptarëve në Evropë për shkak të besimit islam të shumicës. Shqiptarët nuk ishin të islamizuar atëherë kur krishterimi mesjetar krijoj kushte optimale, për asimilimin dhe integrimin e ilirëve në grekë, italianë, dalmatë – kroat, sllovenë, boshnjakë, malazez, serb e bullgar. Sot, Qërim Ujkanat dhe ujqërit tjerë në një mendje me ata që jo njëherë tentuan të na zhdukin, na vijnë me pisha të ndezura, për të na i ‘ndritur’ mendjet e për të na pru dritë dhe harrojnë se ajo ‘dritë’ më në fund do t’i vejë zjarrin shtëpisë, atë zjarr që pat ndezur Pjetër Bogdani viteve 1689 – 1690 në bashkëpunim me Picolominin, Carnojeviqin dhe Korpushin që i dha grushtin më të rëndë ati territori që sot e quajmë Kosovë, por edhe më gjerë. Ai që gënjente popullin e pa ditur për librin e shenjtë (Biblën), ai që fyente myslimanët shqiptarë duke u betuar se “do ta rrëzonte Muhamedin e tërbuar në gjunjë” dhe se “me gjak e me shpata do të shlyente gjurmët sakërlegje të Kur’anit”, mu njashtu si do t’i pëlqente Qërim Ujkanit. Fatmirësisht, Bogdani ngordhi nga murtaja, kurse gjurmët e Kur’anit te shqiptarët s’do ti shuajnë ujqërit as ujkonjat, sepse rrena i ka pasur këmbët e shkurta në kohen e Bogdanit, të shkurta i kanë mbetur deri në ditët e sotme. Bogdani që Kosovën e quante Serbi! Ai që përpiqej ta mbarte fajin prej kokës së sëmurë në të shëndoshën! Ai që paraqiste osmanët si rrezikun kryesorë për t’i lënë serbët që të sllavizonin Kosovën! Athua do të ketë pasur gëzim më të madh Bogdani, se kur ka dëgjuar nga ferri për betimet serbe se në luftën e 1999-tës, të gjitha xhamitë e Kosovës do t’i shndërrojnë në kisha? Ata kishin të drejtë se e dinin se xhamitë ishin shtyllat e forta të rezistencës shqiptare që luanin rrolin identitet ruajtës! Kush pra ishte në aleancë me sllavët në këto intriga kundër shqiptarëve, që Qërim Ujkani i quan aleancë tradicionale sllavo islamike? Dhe në qoftë se materializimi i kulturës shqiptare e i kishës katolike ka mbetur të mburret me emrin e Bogdanit, mjerë për to!
Kujtdo që ti mbushet mendja ta vlerësojë Nënë Terezën si nënë e gjithë botës, apo si nënë e të gjithë shqiptarëve, është e drejtë e tij. Ajo mund të ishte “e madhe”, por ama as djersen, as vuajtjet, as dashurinë, as gjakun, as varrin nuk ja fali tokës shqiptare. Lirinë e Kosovës nuk e sollën lutjet e saja, por gjaku i rinisë shqiptare të cilët që në prehrin e gjysheve kishin mësuar për obligimin dhe dëshmorësinë e atyre që luftojnë padrejtësinë në mbrojtje të vërtetës, pasurisë e familjes së vet. Nënë Tereza nuk e solli rezistencën shqiptare nga Kalkuta e Indisë as nga Vatikani, ajo lindi në gjirin e popullit të Kosovës.
Nëse Skënderbeu vihej në mbrojtje të drejtpërdrejtë të krishterimit. .. Si do të arsyetohet fakti i pjesëmarrjes së tij në luftën e princit të Napolit kundër një princi tjetër të Gadishullit Italik? Në veprimtarinë e tij kishte edhe luftëra kundër të krishterëve, por edhe aleancë me ortodoksinë që nuk është krishterizëm perëndimorë! Ai ishte edhe katolik, edhe musliman edhe ortodoks. Si do të arsyetohet aleanca e tij e madhe me serbët, kundër të cilit për këtë arsye u ngritën princa e udhëheqës të rëndësishëm të shqiptarëve? Ai ishte bashkëpunëtorë i një pushtuesi e sundimtari, kundër një pushtuesi e sundimtari tjetër! Aso kohe, ende ishin të pa thara damkat e hekurit të skuqur të serbëve të Stefan Dushanit, masakrat, shpronësimet, ndarjet e burrit nga gruaja e të birit nga prindi, si presion i konvertimit të shqiptarëve katolikë në ortodoks. Dhuna e këtyre konvertimeve tregon qartë rezistencën e shqiptarëve për të qëndruar në fenë katolike, dhe nuk kish si të dukej e mirë aleanca e Skënderbeut me nipin e Car Llazarit – Brankoviqin! Përrallat ‘intelektuale’ se Skënderbeu e mbrojti Evropën nga invadimi Osman, nuk u shiten më as fëmijëve të mitur, athua se nuk kishin rrugë tjetër osmanët për të depërtuar në Evropë, veç asaj që ‘mbrohej’ nga Skënderbeu! Pse të mos e pyesim vetë Skënderbeun çfarë admirimi kishte për krishterimin perëndimor të Romës? Ai, tek po largohej i zhgënjyer e i helmuar nga Qyteti i Shenjtë i Romës, në fund të marsit 1467, mallkoj klerin cingun me këto fjalë: “Jo vetëm që duhet të lidhim paqe, por duhet t’ia hapim turkut edhe rrugën drejt Romës, që t’i shtrojë siç duhet këto priftërinj…”
Pas rënies së Perandorisë Osmane, italianët dhe malazezët nga e majta, bullgarët në të djathtë, serbët mbi kokë dhe grekët përfundi, të gjithë në aleancë u derdhën si të tërbuar në bark të Shqipërisë. Dhe kur u gjymtua Shqipëria Etnike, sllavët nuk ishin në aleancë me islamikët, por me Athinën e Vatikanin, Moskën e me gjithë Evropën. Cila aleancë i dhuroj Serbisë 1400 km2 me 2 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Greqisë 16844 km2 me 1 milion banorë? Cila aleancë i dhuroi Malit të Zi 2040 km2 me 700 mijë banorë të tokës shqiptare e të popullit shqiptarë? Prapë zvarritjet për Pavarësinë e Kosovës nuk po i bëjnë islamistët, por mu ato të më parshmit. Evropa, pas të gjitha atyre që ngjanë në luftën e Kosovës kërkonte “bashkëjetesë” me serbët. Ishin ca shtete të Evropës, madje edhe anëtare të NATO-s, që sulmonin SHBA-të që kësaj radhe po mbronin një popull nga shfarosja. Ndërprerja e mbrojtjes së tyre po nxitej nga Italia e po sabotohej nga Franca! Ishte kryeministri Italian D’alema që kërkonte pezullimin e bombardimeve në Serbi për arsye humanitare, qoftë edhe për 24 orë, aq sa do t’i mjaftonte Millosheviqit që të bënte masakrat e tipit të Srebernicës në Kosovë! Evropa alarmohej për shkeljen e lirive të njeriut kur në Kosovë vritej ndonjë serb, ndërsa për vrasjet e përditshme të shqiptarëve prej vitit 1981, as që i dëgjohej zëri! Politika perëndimore i kishte detyruar shqiptarët të nënshkruajnë marrëveshjen e Rambujesë që e linte Kosovën plotësisht nën Serbi. Tek sa u paraqit UاK-ja, andej na erdhën etiketimet e grupeve fundamentaliste të ardhura nga Qabeja që po ndiznin luftë fetare, apo të grupimeve terroriste fillimisht nga Millosheviqi, që u pasua nga Prodi, Drini, Eversti, Lino, Nano e deri te babai i “Gandizmit Kosovar”. Athua sa paguhen ujqërit që të nxjerrin fajtorin të pafajshëm, e për të fajësuar të pafajshmin!? Kush ishin pra aleatët që i shpinin shqiptarët në zhdukje të vazhdueshme?
Kur Shkodra kishte shpallë kushtrimin në mobilizimin e mbrojtjes së Tivarit (1878) katolikët e Malësisë e të Mirditës në marrëveshje me malazeztë, nuk ju përgjigjen thirrjes. Madje në Koplik, derisa myslimanët shqiptarë kishin shkuar të luftojnë hasmin, katolikët duke menduar se ata do të vdesin atje, kishin ngritur kryqe nëpër tokat e tyre, për t’i uzurpuar ato.
Shumë më herët, tek “Arbëria Venedike” paraqitet një shënim i këtij subjekti, kur në kohen Venedike, vetë arqipeshkvi i Tivarit anoi kah malazeztë dhe vetë despoti serb, që më pas u shkishërua për tradhti të çështjes katolike.
Si rezultat i kësaj lufte të ashpër të pandërprerë, të kësaj “aleance tradicionale sllavo – islamike” të Qërim Ujkanit, veç konvertimeve, dëbimeve, shfarosjeve të popullatës pa dallim gjinie e moshe, u eliminuan objektet e kultit islam. Gjatë luftërave të fundit në Bosnjë e Kosovë u shemben me tokë më shumë se 1000 xhami. Kështu, aty ku nuk u arrit të bëhen konvertime e dëbime të plota, xhamitë u ngritën e do të ngrihen sërish, por kanë pushuar përgjithmonë së ekzistuari të 272 xhamitë e Beogradit, 5 të Prokupljes, 22 të Nishit, 9 të Pirotit, 8 të Leskovcit, 3 të Kurshumlisë, 5 të Vranjës e 24 të Valevës. E deri te xhamitë në Sveti Stefan, Cetinë, Golubovc, Virpazar, etj.
Është gjë normale se dikujt nuk i bëhet vonë se këto xhami janë shembur përgjithmonë, derisa ngritën plot kisha në fshatrat ku nuk ka asnjë të krishterë, që pastaj Qërim Ujkani dhe ujkanët e tjerë të na llomotisin për aleancat tradicionale sllavo – islamike! Mirë e ka thënë Sami Frashri, se po të mos kishte gënjeshtra shumë kredi e myshterinj, askush nuk do të gënjente, pra as Qërim Ujkani.
Vlen të theksohet një thënie shumë domethënë e Kadaresë së “madh” kur shkruan se serbët (sllavët) nuk do të guxonin kurrë të merrnin aventura në Ballkan, pa shpresuar se bota e krishterë do ta miratonte heshtazi aksionin e tyre si aksion anti-islamik. Gabim strategjik i Perëndimit të sotëm do të jetë në qoftë se i observuar pas teorisë së rrezikut islam, si rrezik imediat do të harrojë rreziqet tjera në këtë botë. Dhe po të lexonte Qërim Ujkani një intervistë të Kadaresë do të shihte se aleanca sllavo-islamike është një “…alternativë e rreme midis islamit dhe krishterimit ortodoks”.
Si do të na përgjigjeshin ujkanët e sotëm po t’i pyesnim: Athua ishte në aleancë sllavo-islamike edhe Nikollë Leka që mbyti Pjetër Budin. Koçof Korça që u propozonte shqiptarëve ta shkruajnë gjuhën shqipe me alfabetin rus. Athua ishin në këtë aleancë edhe ata që me urdhrin e autoriteteve kishtare helmuan Naum Veqilharxhin i cili tek sa kishte botuar alfabetin e shqipes në Bukuresht u kthye në Shqipëri për të krijuar disa shkolla dhe për ta përhapur shijen e gjuhës amtare? Ata që helmuan Kulluriotin që qe nismëtar i gazetës “Zëri i Shqipërisë” (1879-1880) e që shpërndante në Shqipëri një pjesë të librave që kishte shkruar në gjuhën amtare? Athua, në cilën aleancë ishin Bibë Dodajt e Mirditës që bashkëpunonin me malazezët në dëm të Shqipërisë, ose prifti Gaspër Krasniqi që u vu i pari në shërbim të propagandës serbe (1846).
Omeri (r.a) i lutej Zotit ta ruaj nga mynafiku (hipokriti) i shkolluar. I thanë: Si mund të jetë edhe mynafik, edhe i shkolluar? Tha: I ditur me fjalë, injorant me zemër, pra që dituria e tij nuk i ka arritur në zemër, që të ndikojë, nuk e ka l, nuk e ka lëvizë nga e mira dhe nuk e ka anuar prej së keqes.
Qërim Ujkani dhe ujkonjat tjera duhet të binden se “Zoti nuk e ndryshon dot gjendjen e një populli për derisa ai popull nuk e ndryshon vetveten” (Kur’an), dhe se fitoren e jep vetëm kthimi tek Zoti i Vërtetë! Ndërsa ato të revistës “Trojet”, bëjnë mirë të lexojnë vjershën e Ali Asllanit: “Koha e maskarenjve” sepse stafi botues duket se atë prirje e ka!