Shplodhni sytë me vendosja e pëllëmbëve mbi qepalla

Vendosja e pëllëmbëve mbi qepallat e syve është një teknikë për shplodhjen e syve. Ky është një ushtrim tepër i thjeshtë dhe nuk ju merr kohë. Pasi ta provoni do të ndjeni se sytë do të qetësohen dhe me kalimin e kohës do të përmirësohet shikimi juaj.

Përgatitja përpara vendosjes së pëllëmbëve mbi qepalla

ef1abe93b579424b9daa20a4fdcdfa2f

Fërkoni duart me njëra tjetrën për disa herë dhe më pas mbuloni sytë si në figurë. Mos ushtroni forcë mbi qepalla. Një gjë e rëndësishme është se pëllëmbët nuk duhet të prekin kokërdhokun e syrit.

Si duhet të qëndroni gjatë këtij ushtrimi

Ruani një qëndrim të rehatshëm dhe çtendosni muskujt. Mbani qafën dhe kokën dhe shpinën drejt por pa e tendosur. Një nga sekretet e këtij ushtrimi është se trupi duhet të jetë i relaksuar.

Gjatë këtij ushtrimi duhet të largoni të gjitha mendimet negative nga koka dhe lëreni mendjen të qetësohet për pak minuta.

Kjo teknikë është një mënyrë e shkëlqyer dhe mund ta bëni kudo dhe kurdoherë.

Artikulli paraprak5 mëlmesat që luftojnë kancerin
Artikulli vijuesJa pse na bëjnë mirë kumbullat e thata