2 ministrat të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës kanë konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit në këtë sektor. Konkretisht kjo marrëveshje në marrjen e shërbimit të dializës në spitalin e Gjakovës për pacientë të Kukësit, Hasit e Tropojës. Po ashtu fondi i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore në Shqipëri mund të financojë edhe në inistitucionet shëndetësore të Kosovës ndërsa licensat e mjekëve të Shqipërisë do të njihen në Kosovë dhe anasjelltas mes marrëveshjeve të urdhërit të mjekut mes dy vendeve shqipë folëse. Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Ilir Beqaj dhe ai i Kosovës Imet Rrahmani konfirmuan këtë marrëveshje nëpërmjet ngritjes së një grupi pune per të realizuar këto objektiva. Ilir Beqaj: “Ramë dakord që grupet e punës teknike të vijojnë për të arritur në plane pune më konkrete. Bashkëpunimin mes dy spitaleve universitare në pjesën e kardiokirurgjisë që i ka hapat e parë por edhe për të zgjeruar më tej fondit tonë i lejohet të paguajë kujdes shëndetësor edhe jashtë Shqipërie. Ne duhet të arrijmë në një të ardhme jo të largët që çertifikata e mjekut që jepet nga urdhëri i mjekut le të themi në Shqipëri të njifet në Kosovë” Imet Rrahmani: “Ashtu siç tha edhe ministri ne u dakorduam që grupet e ekspertëve të identifikojnë specifikimet e nevojave të dy sistemeve dhe të vendosen bashkëpunime korrekte.” Për ministrin Rrahmani kjo është vizita e parë jashtë kosovës. Me interes u pa edhe shkëmbimi i përvojës së bluave të bardha pra të mjekëve që mund të punojnë të licensuar edhe në spitalet e Kosvës dhe në spitalet e Shqipërisë./oranews
You Might also Like
Basha: Ka krizë kushtetuese
Lulzim Basha shprehet i bindur se kryeprokurori i përkohshëm do të përdoret për mbylljen e…
By
Redaksia
2 Min Read
Hetimet e grabitjes 2-milionëshe: gjurmë që të çojnë dhe tek vrasja e Santos
Policia ka përdorur pamjet satelitore të Policisë Eurpiane gjatë operacionit për kapjen e grabitësve të…
By
Redaksia
4 Min Read
Qyteti 400 vjeçar që u themelua nga Xhamitë
Tirana moderne përpiu gjithçka, gjithçka nga e kaluara e saj, nga historia, nga vlerat dhe…
By
Redaksia
16 Min Read
As muxhahedinët nuk e duan Shqipërinë
Ali Zangeobadi nuk dinte asgjë rreth Shqipërisë, por u ndje i çliruar kur zbriti në…
By
Redaksia
9 Min Read
Hoffman: Në Shqipëri, varfëri e madhe
Ambasadori gjerman Helmut Hoffman, gjatë përurimit të një qendre sociale në Cërrik, ka deklaruar se…
By
Redaksia
1 Min Read
21-vjeçari në Elbasan u vra se vonoi picën
Zbardhen hollësi rreth vrasjes së ndodhur në Elbasan pasditen e sotme. Sipas të dhënave nga…
By
Redaksia
1 Min Read
