Shqipëri, zjarr në pyjet e Ersekës, shpërthejnë granata

Zjarri ka përfshirë qindra hektarë pyje në Ersekë, ndërsa janë dëgjuar shpërthime granatash në fshatrat Pepellash dhe Nikolicë.

Flakët kanë rënë në zonat në kufi me Greqinë dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve atje është thuajse e pamundur.

Aktualisht janë evakuuar banorët e dy fshatrave, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për të vënë flakët nën kontroll.

Granatat që kanë shpërthyer mendohet të jenë fshehur në pyll në vitin 1997./koha/kohaislame

Artikulli paraprakKuçi: Kosova e gatshme për paqe me Serbët
Artikulli vijuesQiproja nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën