Shqipëria është një vend i rrezikshëm. Dhe jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt.
Jo vetëm për ata që vijnë kalimthi si turistë, por edhe për ata që kanë menduar të qëndrojnë gjatë e të investojnë miliona euro.
Një biznesmen libanez, i ardhur në Shqipëri për investuar në një projekt miliona eurosh rrezikoi sot jetën. Ai u rrah barbarisht në rrugën kryesore Tiranë – Rinas, në kryqëzimin e Laknasit.
Faad Mitri, 54 – vjeç, po udhëtonte pasagjer në një makinë që u përplas me një tjetër autoveturë.
Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë bërë për spital dhe më pas janë larguar.
Biznesmeni libanez u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti që pasoi aksidentin.
Por dyshimet janë të forta se kjo ishte një tentativë vrasje.
Cilido qoftë motivi, kjo ngjarje është imazhi më i keq sot për Shqipërinë, në një kohë kur lajme të tilla përhapen me shpejtësi në mbarë globin.
Kush investitor do të vinte në një vend ku i rrezikohet jeta për një të gërvishtur makine?
A do të ketë më të huaj që do të venë jetën në rrezik për të hedhur paratë e tyre në Shqipëri, në këtë vend ku të vrasin edhe për një aksident rrugor, apo edhe për parking?
Ngjarje të tilla, që ndodhin në mes të ditës dhe në kryeqendrën e një vendi, tregojnë se çdokush mund të jetë i kërcënuar dhe i pambrojtur, se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, ku dëshira për të investuar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij, mund të të kushtojë edhe jetën.
You Might also Like
Të gjitha përfitimet shëndetësore të shalqirit
Është një ushqim antikancerogjen dhe përmban shumë vitamina, potasium, likopen. Përmbajtja e lartë e ujit…
By
Redaksia
10 Min Read
Cavusoglu: Besimi me SHBA-në është prishur
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se “Është jo-korrekte të diskutohet ndërtimi i…
By
Redaksia
1 Min Read
Shkodër, burri plagos me thikë gruan
Një krim brenda familjes është shënuar në orët e vona të së dielës në fshatin…
By
Redaksia
1 Min Read
Jankullovska kundër Bajramit: S'ka gjuhë shqipe
Nuk ka nevojë ueb faqja e MPB të jetë edhe në gjuhën shqipe, ka deklaruar…
By
Redaksia
2 Min Read
Huligani suedez rrëfen se si u bashkuan grupet rivale për të sulmuar emigrantët
Një huligan futbolli suedez ka zbuluar se si bandat, duke përfshirë një grup Neo-nazist u…
By
Redaksia
2 Min Read
Ndalohet parada e homoseksualëve në Beograd
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka njoftuar sot se parada e homoseksualëve, e…
By
Redaksia
1 Min Read
