Shqipëria 'i trembet' prezencës ruse në Ballkan

Shqipëria po shpreh shqetësim në qarqet e saj politike, për një prani të mundshëm të forcës ushtarake ruse në Ballkan. Edhe pse faktet flasin për një pamundësi të kësaj, Serbia është ajo që sjellë në kujtesë se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë.

Diskutimet

Serbia dhe Rusia po analizojnë mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve ushtarake. Kjo u bë e ditur pas takimit mes Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministri rus për Mbrojtjen, Dmitri Rogozin. Përfundimet e analizave do të paraqiten më 1 shkurt të vitit 2013.

Thelbi i bashkëpunimit mes dy vendeve është për modernizimin e forcave të tyre dhe prodhimin e armëve për eksport. Ish-i dërguari i Rusisë në NATO, Rogozin, tha se Serbia do të bëhet edhe më e fuqishme pas marrëveshjes së partneritetit strategjik me Rusinë, pasi kjo do të bëjë që “armiqtë të mendohet para se të drejtojnë armët kundër saj”.

Serbia

Serbia megjithëse po bën përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian nga ana tjetër nuk heziton të nënshkruajë marrëveshje ushtarake me Rusinë. Siç dihet, Rusia me disa nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik bën pjesë në Konventën e Organizatës së Sigurisë Kolektive (CSTO), që përfshin Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Armeninë dhe Taxhikistanin.

Në rast se pjesë e kësaj organizate bëhet dhe Serbia, atëherë do të kishim rritej të pranisë së forcës ruse në Ballkan. Gjatë dekadës së fundit, Serbia ka bërë të ditur se ushtria e saj mbetet neutrale dhe nuk angazhohet në asnjë “bllok ushtarak”. Por një vit më parë, ushtria ruse inauguroi një bazë të sajën në Serbi që dëshmon se shumë shpejt vendi do t’i bashkohet “makinës” së ushtrisë ruse. Deri tani Serbia ka statusin e vëzhguesit në CSTO dhe më vonë mund të bëhet anëtare.

SHBA-të

Një proces i tillë mund të përshpejtohet duke qenë se Bullgaria ka kërkuar nga SHBA-të që të vendosin një forcë të përhershme ushtarake për të forcuar sigurinë në rajon. Ministri bullgar i Mbrojtjes, ka diskutuar në fillim të dhjetorit me zyrtar të Pentagonit për hapjen e bazës ushtarake amerikane në vendin e tij. Deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete. Prania e trupave amerikane në Bullgari do të përbënte një kërcënim për Rusinë, gjë e cila mund ta nxisë të kundërpërgjigjet me praninë e saj në Ballkan. (Shekulli/INA)/kohaislame

Artikulli paraprakDaçiq: Kemi humbur në Kosovë
Artikulli vijuesBritania pritet të tërheq rreth 4 mijë ushtarë nga Afganistani