Në debatin aktual për refugjatët po shtohen thirrjet që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të konsiderohen si të ashtuquajtura “vende të sigurta origjine”. Por siç raporton DW, landet federale janë skeptike nëse kjo mund t’i ndalë emigrantët.
“Mali i Zi është një vend i sigurt origjine” – tha Milo Gjukanoviq, kryeministri i Malit të Zi në një intervistë me gazetën Handelsblatt. Një klasifikim si “vend i sigurt origjine”, sikurse bën thirrje Gjermania, ka kohë që duhet të jetë i vlefshëm sipas Gjukanoviçit. “Pse largohen këta njerëz, kur ne të gjithë i kemi kaq mirë punët këtu?”, komenton me ironi gazeta “Vijesti” që botohet në Podgoricë.
Nga Kosova vijnë mesazhe të ngjashme. I ngarkuari për Ballkanin i Parlamentit Evropian, David McAllister, tregon për një letër nga kryeministri kosovar Isa Mustafa, në të cilën thuhet: “Ne jemi për atë që Kosova të klasifikohet si vend i sigurt origjine në ligjit gjerman”.
Në Kosovë, shkruan Mustafa nuk ka as persekutim politik, as torturë. Për Shqipërinë mund të thuhet e njëjta gjë. Edhe aty politika bën thirrje që vendi të klasifikohet zyrtarisht si “vend i sigurt origjine”. Arsyet janë të qarta, aspirata e këtyre shteteve për t’u afruar me Bashkimin Evropian nuk përshtatet me stigmën e një vendi “të pasigurt”. Për Bernd Mesovic nga Organizata gjermane të drejtat e njeriut Pro Asyl këto deklarata publike, janë megjithatë një skandal: “Ne nuk e pyesim as pushtetmbajtësin e Koresë së Veriut, nëse vendi i tij është një vend i sigurt origjine. Se sigurisht ai do të thotë po. ”
Pengesë efektive?
Ruždija Sejdović është një shkrimtar malazez i popullsisë rome dhe i njeh problemet e bashkatdhetarëve të tij: “Shumë romë në Mal të Zi janë të integruar mirë dhe kanë shoqatat e tyre kulturore dhe mundësi për të zhvilluar. Problemi, megjithatë, janë shumë romë të cilët kanë ardhur si refugjatë nga Kosova në Mal të Zi.
Askush nuk kujdeset për ta, ata jetojnë pjesërisht në fushat e plehërave dhe sigurisht shumë prej tyre duan vetëm të largohen. “Një klasifikim i Malit të Zi si një “vend i sigurt origjine “nuk do t’i ndalë këta njerëz për të kërkuar azil në Gjermani, mendon Sejdovic. Ata përfundimisht nuk kanë asgjë për të humbur. Në Mal të Zi, thotë Sejdovic, këta romë pjesërisht nuk regjistrohen zyrtarisht dhe për këtë arsye edhe janë të përjashtuar nga arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Në Kosovë, ata nuk mund të kthehen për shkak se ata refuzohen nga shqiptarët e Kosovës. Por edhe në qoftë se do të kthehen, ata nuk do të jetojnë më mirë se kosovarët vetë, të cilët provuan në një valë të vërtetë eksodi në fillim të këtij viti të largohen nga vendi.
Një në njëmijë
Frank Hantke nga Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë, thotë se thirrjet e politikanëve gjermanë në shtypin vendas se nuk ka shpresa për azil shpesh ngjallin shpresa të rreme: “Një gazetar shqiptar erdhi njëherë tek unë,” tregon Hantke, “dhe tha se – ajo që bën qeveria juaj në Gjermani, është krejtësisht e gabuar. Ajo thotë se shqiptarët nuk kanë asnjë shans për azil, vetëm një në një mijë mund ta fitojë azilin.” “Ku është gabimi,” e pyeti Hantke i habituar gazetarin. “Me një në një mijë, shanset janë më të mira për të fituar llotari,” tha gazetari, “dhe për shumë shqiptarë, ia vlen ta marrin mundimin dhe rrezikun e udhëtimit të gjatë. Ndoshta mund të jenë ai njëri nga një mijë.” Problemi, sipas Hantkes, jo varfëria është faktor që nxit emigrimin e shumë shqiptarëve, por dhe sistemi politik në vend. Është e zakonshme që vendet e punës jepet sipas përkatësisë partiake. Ata që humbasin punën pas zgjedhjeve kur fiton partia tjetër e ndjejnë veten si viktimë e persekutimit politik dhe kërkojnë azil.
Sipas ekspertëve dhe vëzhguesve të rinjtë nuk do të heqin dorë nga kërkimi për një jetë më të mirë edhe në rast se vendet e tyre klasifikikohen si vende të sigurta origjine.