Shqiptarëve nuk ju pengojnë kishat, ndërsa maqedonasit demolojnë xhamitë

Incidentet e fundit në Kriva Pallankë dëshmojnë se urrejtja ndërfetare në Maqedoni është në shkallën më të lartë. Demolimi i një objekti fetar në këtë qytet të banuar me maqedonas dëshmon se komuniteti krishter nuk ka tolerancë ndaj besimtarëve musliman.

Në Maqedoni nuk ka ndonjë hulumtim që tregon për prani të islamofobisë, por incidentet e fundit në xhaminë e Kriva Pallankës e cojnë alarmin për këtë rezik. Sulmet teroriste në Paris dhe frika se mes refugjatëve nga Lindja e mesme ka terrorist të cilët islamin e keqpërdorin për aktivitetet e tyre, e rrisin urrejtjen nëpër rrjetet sociale në Maqedoni.

Në vend të qetësimit të situatës në vend përsëri është demoluar xhamia atje. Kështu ka reaguar Partia e romëve. ‘’Pyesim se pse ndalohen që romët musliman të kryejnë ritmet e tyre fetare në këtë vend. Zoti është një për të gjithë, secili lutet në mënyrë të vet. Pyesim këto vendas, a duhet që vetëm për vota të qëndrojmë në këtë qytet, faktikisht ne jemi vetëm për votime këtu sepse nab lei votat për 500 denarë dhe një ndihmë sociale, por këtë herë nuk do ju shkojë’’, thuhet në njoftimin nga partia e tyre, transmeton Zhurnal.mk.

Edhe pse Maqedonia nuk është ndër vendet që ka raport negativ me muslimanit, politikologët dhe sociologët thonë se duhet që situata të ndiqet me kujdes. Sipas tyre ajo që ndodhi në botë mund të shihet në shumë dimensione. ‘’Në Ballkan islami është shumë kohë i përhapur. Islami tradicional është pjesë e jetës së shumë qytetarëve, religjioni është faktor për shumë ndarje, por disa incidente nuk besoj që e risin nivelin e jotolerancës’’, thonë ata.

Artikulli paraprakRektori i Universitetit Ballkanik në Shkup, viziton BFI-në
Artikulli vijuesNë Australi themelohet partia e parë myslimane