Shqiptari dhe serbi kapen duke vjedhur trezorë

Policia e qytetit Erding në Gjermani ka kapur një shqiptar nga Kosova dhe një serb të cilët dyshohet se kanë bërë një seri plaçkitjesh, duke thyer trezorët me para nëpër firma dhe ndërtesa të ndryshme.

Ata janë arrestuar pasi janë zënë duke plaçkitur në klubin e golfit në Pfaffenhofen. Sipas hetuesve, kosovari dhe serbi i takojnë një grupi që mbahet përgjegjës për 25 plaçkitje të kryera në regjionet Oberbayern dhe Algau. Preja dhe dëmet që kanë shkaktuar vlerësohen në qindra mijë euro.

Caqe të këtyre plaçkitësve ishin shitoret me material ndërtimi, punëtoritë e ndryshme, qendrat sportive etj.

Për kapjen e dy plaçkitësve ishte mobilizuar një numër i madh i policëve nga Oberbayerni. Si njofton Rajonipress, të enjten në mëngjes, më në fund ata ranë në kurthin e policisë. Bëhet fjalë për një shtetas kosovar të moshës 46 vjeçare dhe për një serb 31 vjeçar. Asnjëri prej tyre nuk ka vendqëndrim të rregulluar në Gjermani./koha/kohaislame

Artikulli paraprakShiitët protestojnë në Arabi Sa'udite
Artikulli vijuesPërmbytjet marrin 169 viktima në Korenë e Veriut