Shqiptari nga Maqedonia lëndon dy policë zviceranë

Një shtetas 25-vjeçar e ka humbur kontrollin në një stacion policor në Amriswil të Zvicrës. Ai ka sulmuar dy policë duke u shkaktuar lëndime, ndërsa tashmë gjendet prapa grilave.

 

 

Ai ka dashur të shkojë te e motra dhe në këtë drejtim ka qenë shumë këmbëngulës. Askush nuk ka mundur ta ndalojë, bile as edhe ligji. Paka para orës 16.00, të mërkurën, shtetasi 25-vjeçar maqedonas ka sulmuar dy policë në stacionin policor!
Motra e tij ka qenë në intervistim në stacion, ndërsa policët nuk e kanë lejuar të takohet me te. Në këtë mënyrë, ai ka dashur të takojë të motrën përmes dhunës. Ai ka ofenduar dhe sulmuar policët, ndërsa dy nga ta është dashur të trajtohen nga mjekët njofton portali shtegu.com
Edhe përkundër rezistencës së madhe, sulmuesi maqedonas është arrestuar, shkruan në një komunikatë policia e Thurgaut, njofton „Shtegu.com“. Pas një kontrolli që i është bërë, me vete ai ka mbajtur një thikë dhe Prokuroria shtetërore tashmë ka ngritur një kallëzim penal ndaj tij.

Artikulli paraprakVIDEO – Jemi dy vllezër dhe jemi në konflikt (gratë, familja) si të gjejmë paqe
Artikulli vijuesPolicia maqedonase vazhdon t’iu thyej hundët shqiptarëve, ligjet nuk funksionojnë