Shqiptari vret ish gruan dhe vjehrrën dhe më pas vetëvritet (Foto)

Një dramë familjare është regjistruar një natë parëprovincën e Rovigo Itali.

Një shqiptar 41 vjeçar i njohur me emrin Rino Begu, pasi ka qëlluar për vdekje ish bashkëshorten e tij, ish vjehrrën e ka plagosur rëndë të dashurin e kësaj të fundit, është ve vrarë.

Viktimat janë Rosica Montana 31 vjeçare e Maria Askarova 51 vjeçare me nënshtetësi moldave. I dashuri i kësaj të fundit me kombësi uzbekistane është i plagosur rëndë e në gjendje kome farmaceutike.

Sipas Policisë italiane ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e ish vjehrrës së shqiptarit Rino Begu në komunën e Fenil del Turco në afërsi të qytetit të Rovigos.

41 vjeçari shqiptar nuk pranonte fundin e martesës me Rosica Montana si dhe faktin se bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij të moshën 11 vjeç dhe 2.

Pas grindjes së radhës, Rino Begu ka qëlluar për vdekje me pistoletë të rëndë të tipit revolver fillimisht ish bashkëshorten e tij, pas ka vrarë në oborrin e banesës ish vjehrrën e ka plagosur rëndë të dashurin e saj. Pasi është rikthyer pranë trupit të pajetë të ish gruas së tij , 41 vjecari shqiptar është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të tij e të ish kunatit 17 vjeçar. Pas ndarjes me bashkëshortin e saj moldavja Rosica Montana jetonte me dy fëmijët në banesën e nënës së saj pranë një qendre strehimi qensh e njohur e zonës. Të pranishëm në vendngjarje dhe disa punonjës vullnetar të kësaj qendre.

 

Artikulli paraprakSiri:Momenti kur raketa amerikane godet tankun rus (Video)
Artikulli vijuesSonte pas Jacisë Tribunë Fetare me Hoxhë Fatmir Latifi në Shkup