Shtetasit të Kosovës i konfiskohet makina në Jazhincë

Policia kufitare e Maqedonisë  i ka konfiskuar makinën luksoze një shtetasi të Kosovës në pikën kufitare të Jazhincës. 

 

Siç mësohet nga komunikata e MPB-së, mbrëmë në pikën e kalimit kufitar Jazhincë, pas kontrollit dhe verifikimit të të dhënave të një makine të tipit “Passat” me targa të Kosovës, është konstatuar se ajo ka të dhëna të falsifikuara. Doganierët kanë konstatuar për falsifikim të numrin VIN të makinës. 

 

Përveç konfiskimit të makinës, autoritetet doganore kanë theksuar se është ndaluar edhe pronari i makinës, shtetasi kosovar B.A, 40 vjeç. 

Artikulli paraprakE turpshme: Ja si tallet motra e ministrit Blerand Stavilecit me emigrantët nga Kosova – FOTO
Artikulli vijuesEgjipt: 230 të dënuar me burgim të përjetshëm