Pas vendimit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja ministrat e Punëve të Jashtme të 6 shteteve themeluese të Unionit u takuan në Berlin.
Pas vendimit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) ministrat e Punëve të Jashtme të 6 shteteve themeluese të Unionit u takuan në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefat e diplomacive të Gjermanisë, Francës, Holandës, Italisë, Belgjikës dhe Luksemburgut, Frank-Walter Steinmeier, Jean-Marc Ayrault, Bert Koender, Paolo Gentiloni, Didier Renyders dhe Jean Asselborn, u takuan në Villa Borsig të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për të biseduar mbi rezultatet e Britanisë për dalje nga BE-ja.
Steinmeier në deklaratën e tij para takimit tha se nuk duhet hyrë në gjendje histerike dhe shokuar pas vendimit të britanikëve. “Nuk duhet shqetësuar. Nuk mund të bëjmë sikur të gjithë përgjigjet janë të gatshme. Nuk mund të hyjmë në depresion dhe pasivitet pas vendimit të Britanisë”, tha ministri gjerman.
Ai porositi se me shkëmbimin e ideve që do ta bëjnë sot është e nevojshme që shtetet të cilat kanë mbetur në BE të tregojnë vullnet për të forcuar Evropën pas vendimit të Britanisë.
Steinmeier tha se duhet prodhuar zgjidhje në fushat si refugjatët, migrimi, punësimi i të rinjve dhe siguria, ku njerëzit kërkojnë përgjigje.