Lirimi i Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij ka shkaktuar reagime të shumta në shtypin gjerman dhe austriak. Kanë munguar provat, por kush është fajtor?!
Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij janë liruar, sepse nuk ishte e mundur të dëshmohej fajësia e tyre, shkruan gazeta “Tageszeitung”. “Për ish – kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës kjo është një shuplakë, sepse ajo ishte e bindur se Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij janë fajtorë për krimet e bëra në vitin 1998. Fakti që 10 dëshmitarë janë vrarë lë vend për shumë spekulime. Por Gjykata nuk mund të vlerësohet si e njëanshme, siç po ndodh në Serbi. Gjykata ka ndjekur faktet dhe dëshmitë, të cilat kanë munguar. Ndaj Haradinaj është shpallur i lirë. Kjo nuk është e mirë për viktimat, por vendimi është marrë në bazë të dëshmive. Për fat të keq shumica e kosovarë e kanë kuptuar këtë vendim si një konfirmim të pavarësisë dhe jo fitore të drejtësisë. Pra sundimi i klanit të Haradinajt në pjesën perëndimore të Kosovës do të vazhdojë dhe këtë duhet ta pranojnë edhe institucionet ndërkombëtare”, konstaton autori i shkrimit në “Tageszeitung”.
Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” e Zvicrës informon gjatë për procesin e lirimit të Haradinajt dhe bashkluftëtarëve të tij nën titullin “Pas Kroacisë tani po feston edhe Kosova”. Gazeta rikujton se pas lirimit në Hagë të dy gjeneralëve të Kroacisë Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç tani u shpall i pafajshëm edhe Ramush Haradinaj. “Për këto vende kjo është një fitore e madhe ndërsa pala serbe e ka vlerësuar si një humbje të madhe të drejtësisë”, shkruan gazeta.
Për lirimin në Hagë dhe pritjen e Haradinajt dhe bashkëpuntorëve të tij në Prishtinë, raporton edhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Ndërsa gazeta austriake “Der Standard” komenton: “Zemërimi i Beogradit pas lirimit të Haradinajt është shumë i madh. Ndërkohë që mllefi ende nuk kishte pushuar pas lirimit të dy gjeneralëve kroatë, Gotovina dhe Markaç. Për Serbinë është dëshpëruese sepse në të dy këto procese është konstatuar se ka pasur krime kundër serbëve, por të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm. Në Serbi me të drejtë shtrohet pyetja: kush është përgjegjës për këto krime?”, shkruan “Der Standard”./DW
You Might also Like
Ja çfarë thonë familjarët e 61 vjeçarit që vdiq rrugës për në Gjermani (Video)
61 vjeçari Mustaf Bislimi nga Bllofci i Podujevës, i cili ia kishte mësyrë Gjermanisë legalisht…
By
Redaksia
1 Min Read
Nikoliq viziton “shpejt e shpejt” Preshevën
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka qëndruar sot në Preshevë ku ka vizituar një fabrikë…
By
Redaksia
1 Min Read
Proserbi Galucci fajëson KFOR-in
Ish-administratori rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, Gerard Galuci, i njohur për qëndrime pro serbe, ka…
By
Redaksia
1 Min Read
VV ia merr degën NISMA’s në Ferizaj
NISMA për Kosovën ka mbetur edhe pa një degë tjetër. Dega e partisë së Fatmir…
By
Redaksia
0 Min Read
Nuk dëgjon dhe nuk flet dot, por kjo nuk e ndal punën e tij si këpuctar
Aftësia e kufizuar me të cilin ka lindur nuk e ndalon, Feim Shatrin nga fshati…
By
Redaksia
0 Min Read
Dacici kërcënon: O shqiptarët, o ne, do ta heqim monumentin e UÇPMB-së, ndryshe s’e takoj Thaçin!
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se afati i fundit për heqjen e monumentit…
By
Redaksia
1 Min Read
