Shumëgjuhësia shtyn harresën

Personat që flasin më shumë gjuhë janë më pak të rrezikuar të preken nga haresa (dementia) pohojnë shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgut dhe Instituti i Shkencave të Mjekësisë në Indi.

Ata kanë studiuar dhe analizuar 650 pacientë dhe kanë përcjellur kohën, përkatësisht moshës në të cilën ka filluar harresa e tyre. Në përfundim të studimit shkencëtarët kanë konstatuar se personat që flasin dy e më shumë gjuhë vuajnë më rrallë nga sëmundja e Azeimerit, nga harresa vaskulare si dhe nga llojet e tjera të harresave. Kjo madje është zbuluar tek të gjithë personat që kanë qenë pjesë e eksperimentit shkencor, pra si tek personat që kanë të mbaruar shkollimin, poashtu edhe tek personat që nuk janë shkolluar fare.
Deri vonë është besuar se harresa prek më shumë personat që angazhohen më pak intelektualisht, por sipas studimit në fjalë doli, se shkalla e arsimimit dhe ajo e angazhimit intelektual nuk luajnë ndonjë rol në harresë.
“Në Indi shumica e njërëzve flasin të paktën dy gjuhë. Është vërejtur se ndër ta harresa shfaqet shumë më vonë, ose nuk shfaqet fare. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkaq, shumica e njerëzve flasin vetëm një gjuhë dhe në SHBA harresa shfaqet në mosha shumë më të reja sesa tek banorët e Indisë”, thuhet në studim.
Autorët e studimit kanë konstatuar poashtu se efektet e shumëgjuhësisë janë shumë më të mëdha në shtyerjen e shfaqjes së harresës sesa që janë barërat që përdoren kundër saj. /InfoGlobi/V.B./kohaislame

Artikulli paraprakShtatë artikuj ushqimorë që nuk do t’i hani pasi ta lexoni këtë artikull
Artikulli vijuesLentet e kontaktit mund të rrezikojnë sytë