Si e la namazin intelektuali?

Një profesor dhe publicist i shquar në botën arabe, Nexhib Ez Zamil i cili që në rini të hershme ishte mahnitur me leximin e librave të mendimtarëve perëndimorë, sikurse Niçeja, Kanti etj., tregon se kish filluar ta linte namazin pjesërisht e pastaj edhe tërësisht, derisa një profesor i tij e kish vërejtur këtë dhe e kish pyetur: Pse tashmë nuk po falesh?

-Pse, namazi a mundet ta ndryshojë botën? – e pyeti studenti.
-E vërtetë, namazi nuk e ndryshon botën, por namazi na ndryshon neve, e ne pastaj, e ndryshojmë botën! – i tha profesori.
Kjo përgjigje e la pa tekst intelektualin e ri, porse pas disa viteve kur e kapi një sëmundje e rëndë dhe mjeku i tha: “nuk do jetosh më shumë se nëntë muaj”, ai shkoi në një shtet në Amerikë për t’i kryer terapitë e fundit të jetës së tij sa më mirë dhe në mënyrë sa më profesionale.
Në një prej netve, në bregdet ndërsa meditonte thellë për tokën, ujin, qiellin, jetën, vdekjen – iu kujtuan fjalët e profesorit: “namazi nuk e ndryshon botën, por namazi na ndryshon neve, e ne pastaj, e ndryshojmë botën” dhe e fali një namaz, për të cilin thotë: “namazi i imi më madhështor ishte ky, në bregdetin e oqeanit atlantik, sepse aty e kuptova të Vërtetin dhe të vërtetën”. Pas kësaj, namazin nuk e la më kurrë, deshi të takohej me Allahun si një musliman i mirë. Allahu e shpërbleu këtë intelektual me jetë të gjatë dhe sot e asaj dite ende është duke jetuar, ndërsa ngjarjen e vet e ka shkruar në vitin 2007.

13221731_10206663101957041_196355732044400919_n

 

Përkthehu Omer Berisha

Artikulli paraprakMiratohet raporti vjetor për buxhetin
Artikulli vijuesDonald Trump bënë përjashtim për Sadik Khan