Jeta dhe pushteti i Enver Hoxhës është një “mister” i gjallë për popullin shqiptar.
Pavarësisht 45 vjetëve pushtet mbi shqiptarët, mbi historinë e jetës, veprave dhe krimeve, dihet ende pak.
Një ndër misteret më të mëdha rreth diktatorit Hoxha, është edhe sasia e arit që vodhi nga Shqipëria.
Historianë dhe studiues të ndryshëm kanë akuzuar familjen Hoxha për vjedhjen e një shume të madhe ari nga vendi, dhe transportimin drejt vendeve europiane.
Ka me dhjetëra shkrime e hulumtime për grabitjen e floririt nga Enver Hoxha, duke e ndarë këtë aksion të vjedhjes në tre faza kryesore, e cila përkon me periudhën pak para çlirimit, me periudhën pas çlirimit dhe me periudhën e viteve ’68-’70, shkruan albeu. Sipas studiuesve, në Zvicër është transportuar një sasi shumë e madhe e arit shqiptar, plot 300 ton flori e transportuar me aviona në atë kohë, sasi e ndarë në emër të fëmijëve të diktatorit Enver Hoxha.