Si ta mësoni fëmijën me pastërtinë?

Fëmijët dhe të rinjtë kanë dëshirë të bëjnë pak rrëmujë në dhomën e tyre. Por kur vjen koha për t’i mbledhur gjërat e hapura, nuk shfaqet e njëjta performancë aktive. اfarë duhet të bëjmë? Si të mësojmë fëmijën të pastrojë dhomën e tij?
Zgjidhja e problemit qëndron në vendosjen e një marrëdhënieje të shëndoshë me fëmijën, sipas adresës “Ehow”. Edhe pse rrëmuja mund të jetë zgjedhja e tyre, ato duhet të mësohen me pastërtinë dhe rregullat. 
Ja 7 rregulla të arta në mësimin e fëmijëve me pastërtinë :
1. Shprehini qartë mendimet tuaja. Shpjegojani fëmijës në mënyrë të hollësishme mënyrën se si bëhen punët. Tregojini atij se ashtu si vendet tjera edhe shtëpia ka një rregull, i cili duhet të ruhet.
2. Tregohuni serioz: nëse bëni lëshime atëherë fëmija nuk do t’i marrë seriozisht këshillat që i keni dhënë.
3. Vlerësoni hapat pozitivë të ndërmarrë nga fëmija në rrugën e rregullit: bërtitjet dhe ngritjet e vazhdueshme të zërit do ta ftohin më shumë nga kjo punë.
4. Edhe pse pastrimi dhe vendosja e rregullit nuk janë zbavitëse: tregojini fëmijës se është i domosdoshëm shpëtimi nga papastërtitë dhe rrëmuja.
5. Flisni me fëmijën rreth daljes së baktereve, insekteve dhe minjve në rastet kur shtëpia nuk pastrohet. Kjo do të ndihmojë që ai të mos ndihet rehat në një ambient të pisët.
6. Shpjegojini fëmijës avantazhet e rregullit dhe pastërtisë. Si p.sh gjetja menjëherë e diçkaje, rregullimi i saj në rastet kur vjen ndonjë shok, etj.
7. Krijoni një program pastrimi. Kjo listë duhet t’i kujtojë fëmijës punën që duhet të bëjë, kur dhe si dhe në këtë mënyrë do ta mësojë atë me rregullin e pastërtinë.
/Start/Aisa Kokiçi/
Artikulli paraprakFasulet pastrojnë organizmin
Artikulli vijuesKosi dhe vlerat ushqyese për fëmijet