Si të bëni kafe me aromë portokalli dhe kanellë?

1 Min Read

Kafeja me portokall dhe kanellë ka një shije unike dhe jua bën dimrin edhe më të ngrohtë.

Përbërësit:
1/3 filxhani kafe pluhur
1 e ½ lugë çaji lëkurë portokalli e grirë
½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
½ lugë çaji kanellë e thërrmuar
Hapat

1. Hidhni kafenë dhe përbërësit e tjerë në një blender

2. Miksojini. Largoni përbërësit e ngelur te anët dhe miksoni përsëri.

Bëni kafenë tuaj si zakonisht me ujë të vluar ose qumësht. Shtojini më pak sheqer se herët e tjera.
Çfare ju duhet
kafe, lekure portokalli, kanelle, vanilje

Share This Article