Si të kujdesemi për lëkurën gjatë pranverës

Gjatë verës lëkura e fytyrës ka nevojë për lagështirë të vazhdueshme, gjatë dimrit për mbrojtje nga e ftohta, ndërkohë që gjatë pranverës nevojitet një terapi e veçantë vitaminash. Por, kjo nuk do të thotë që duhet tejkaluar përdorimi i tyre. Sasia e madhe e vitaminave (madje dhe vitamina C) mund të shkaktojë hipervitaminë, që çon në tharje, skuqje dhe dehidratim të pjesshëm të lëkurës. Për këtë arsye e shëndetshme është taktika dyfishe: Marrje e brendshme në masë e vitaminave dhe aplikimi jashtëm i produkteve kozmetike me përmbajtje vitaminoze. Zakonisht, me vitamina pasurohet kozmetika e përditshme, qofshin këto kremra për ditën apo natën. Për këtë arsye ato mund të përdoren jo vetëm në periudha që mungojnë vitaminat, por gjithmonë kur lëkura ka nevojë për përkujdesje.

CILAT VITAMINA TË ZGJEDHIM?
Lëkura e thatë
Nëse me afrimin e pranverës lëkura juaj bëhet shumë e thatë, përdorni produkte kozmetike që përmbajnë më tepër vitaminë E. Vendoseni atë çdo natë me ndihmën e një tamponi pambuku në pjesët e thata të fytyrës, trupit dhe në rrudhat e thella. Edhe ju vetë mund të pasuroni kremin që do të përdorni nëse shtoni disa pika vitaminë E, e cila shitet në farmaci. Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga i ftohti, kërkoni kombinimin e vitaminës E me vitaminën A. Kremin e duarve, i cili përmban këto dy vitamina, mund ta përdorni edhe për zbutjen e bërrylave, gjunjëve, thembrat e këmbëve apo për buzët e plasura. Ne ju rekomandojmë dy maska shtëpie, të cilat përmbajnë vitaminë A dhe E. 1. Në mbrëmje hidhni në ujë të zierë një grusht me kajsi të thata, ndërsa në mëngjes shtypini dhe shtoni 2 lugë kafeje kos. Mbajeni për 15 minuta në fytyrën tuaj dhe do të shihni që ajo do të zbutë lëkurën. 2. Grini hollë majdanoz ( ai përmban shumë vitaminë A) dhe shtoni vaj. Do të përfitoni një maskë të jashtëzakonshme.
Lëkura e yndyrshme
Nëse gjatë pranverës lëkura juaj bëhet poroze dhe e yndyrshme, ju mund të shmangni puçrrat e pakëndshme duke përdorur kombinimin e vitaminës E dhe C. Maska në kushtet e shtëpisë. Përzieni një lugë gjelle fruta të thata me një lugë gjelle grurë dhe zhytini në ujë të nxehtë. Shtoni 15 pika limoni të freskët dhe vendoseni maskën e fituar për 20 minuta. Ajo do të pastrojë poret tuaja dhe do të rinojë ngjyrën e fytyrës tuaj. Shenjat e krijuara nga puçrrat mund t’i hiqni me ndihmën e majdanozit të prerë hollë të përzierë me kripë. Ai përdoret në formën e piling-ut.

VITAMINA C
Një nga vitaminat më të rekomanduara për lëkurën është vitamina C. Ajo përmirëson proceset e shkëmbimit, aktivizon funksionet mbrojtëse të saj, mbron muret e enëve të gjakut, përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe normalizon ndarjen e yndyrnave nga djersa. Mund të “përkëdhelni” lëkurën tuaj me këtë vitaminë nëse shtypni pjesën e brendshme të çdo lloj agrumi dhe shtoni kos natyral pa përmbajtje sheqeri. Mund të bëni edhe maskë për fytyrën nëse përzieni pataten ose lakrën e bardhë me niseshte patateje. Përdorni pa problem fruta dhe perime të ngrira. Kur e dini se për çfarë vitaminash ka nevojë lëkura juaj, në fund të verës mund të blini edhe “ilaçet” e shijshme. Pastroni frutat ose perimet, grijini hollë ose shtrydhini dhe shtoni 1 lugë gjelle vaj. Më pas futeni në një qese dhe ngrijini. Kështu do të keni gati dhe maskat për dimrin e ardhshëm.

Artikulli paraprakParashkollorët të cilët zgjedhin enigma, mund te jenë inxhinier të së ardhmës
Artikulli vijuesQumësht dhe djathë për më shumë zgjuarsi