Si të motivoheni për të lexuar një libër

Nëse nuk të pëlqen të lexosh, apo je nga ata që e konsiderojnë të mërzitshëm leximin e një libri, ndoshta nuk e ke idenë e mundësisë që po humb. Nëse dëshiron të “zbulosh” çfarë do të thotë të lexosh dhe sesa argëtuese është, ndiq këto sugjerime:

1.Zgjidh një libër tërheqës, si fillim. Për shembull, nëse të intereson futbolli lexo një biografi të një sportisti, ose histori të skuadrës së zemrës; nëse të tërheq bota e modës, lexo libra mbi rrobat, ose origjinën e modës etj.
2.Kupto përfitimet e leximit. Të dish të lexosh është një kusht thelbësor për të frekuentuar shkollën me përfitime të mëdha. Një teknikë e mirë leximi do të të ndihmojë së tepërmi në studim. Leximi është mënyra më efikase për të rritur kulturën.
3.Vetëm falë aftësisë së leximit, ke mundësinë për të njohur të gjitha idetë e shprehura në gjuhën tënde. Leximi favorizon edhe imagjinatën. Jo më kot, shumë njerëz mbesin të zhgënjyer nga një film, me skenar nga një libër që kanë lexuar, sepse të tjera gjëra kanë imagjinuar.
4.Mos i lejo vetes shpërqendrim, teksa lexon. Kërko të qëndrosh sa më i/e përqendruar. Vendos që përpara se përsa kohë ke ndërmend të lexosh dhe mos fillo të numërosh kapitujt që mungojnë deri në fund.
5.Kërko të imagjinosh çfarë do të ndodhë në fund të librit. Ky truk vlen për romanet dhe për disa lloje në veçanti, si ‘thriller’-ët. Mund të ndihmojë të mbajë interesin e zgjuar dhe përqendrimin.

Artikulli paraprakLorik Cana publikon një imazh nga fëmijëria, i veshur me veshje kombëtare
Artikulli vijues2# – Instituti për Analizë të Propagandës