Si të rrisësh shanset për të qenë i suksesshem

Do të donit të njihnit sekretin e mbarësisë? Sekreti je vetë ti. Gjithçka qëndron në shikimin e një prespektive të re, te besimi në vetvete dhe animi drejt optimizmit. Thjesht duhet të shfrytëzoni bekimet e shumta që ju rrethojnë. Ja sesi:

1. Jini gjithmonë të përgatitur. “Fati vjen atëherë kur përgatitja takon mundësinë”, thoshte Seneca, dramaturg, filozof dhe politikan i Romës së vjetër. Nëse zotëroni bazat për këtë, mund të keni avantazhe nga shanset e hasura gjatë rrugës tuaj.
2. Bëni sa më shumë miqësi. Njerëzit e suksesshëm njohin shumë njerëz. Nuk është e nevojshme të jeni mik i kujtdo, më shumë sesa të jeni të hapur për të njohur njerëz të rinj të rëndësishëm. Bëni praktikë dhe kur merrni pjesë në ndonjë event, mësoni të flisni edhe me të panjohurit. Dëgjoni me vëmendje sa herë merrni pjesë në një bisedë. Gjithmonë ka diçka për të cilën mund të mësoni. Sjellja juaj mund të kthehet edhe në mundësi: sa më shumë njerëz të njihni, aq më të mëdha do të jenë mundësitë për të takuar njeriun e duhur në momentin e duhur, gati për të të propozuar një mundësi për ta kapur fluturimthi.
3. Ndiqni instiktin. Ai zë i hollë që duket sikur ju flet përbrenda, shpesh ka të drejtë. Këtë e dinë mirë njerëzit me fat. Në të njëjtën mënyrë do të kuptoni kur buonsensi, apo arsyeja do të dalin mbi njëra-tjerën. Kur kjo ndodh, merrni pak kohë për reflektim në privat. Vlersoni nëse zëri i brendshëm vjen nga uni juaj, apo nga pritshmëritë e të tjerëve.
4. Ankthi dhe shqetësimet janë armiqtë e fatit, pasi ju drejtojnë drejt të njëjtit faktor “kundërshtim me rriskun” dhe “heqje dorë nga tentativat”. Vështirë se do të arrini të jeni me fat, nëse do të fshiheni shumë. Kur shanset ju paraqiten, është themelore të dini sesi t’i përballoni me gjoksin lart. Një njeri me fat beson se e tashmja është e rëndësishme po aq sa e ardhmja, shumë më tepër se e djeshmja.
5. Tregohuni optimistë dhe mos lejoni që të jeni peng i fantazmave të dështimit. Prisni vetëm gjëra të mira. S’bëhet fjalë të jetoni në botën e përrallave. Thjesht të jeni pozitivë dhe të krijoni sukseset apo rezultatet e dëshiruara. Njerëzit me fat janë optimistë dhe presin më të mirën që mund t’iu ndodhë.
6. Jini sa më të hapur për ide të reja dhe mënyra të reja veprimi. Kështu do të jenë më të mëdha edhe shanset për të takuar fatin. Njerëzit me fat nuk ecin në një rrugë të mbrojtur dhe të sigurtë, por bëjnë krejt të kundërtën. Provoni diçka që nuk e keni provuar kurrë deri më sot.

Artikulli paraprakSi të respektoheni prej të tjerëve
Artikulli vijues14 Kënaqësi të vogla që duhet patjetër t’i shijoni gjatë dimrit