Siguria e Izraelit në rrezik!

Irani duhet të ndalojë përpjekjet e dyshuara për të krijuar armë bërthamore, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. “Siguria e Izraelit është në rrezik. Në fakt, stabiliteti i gjithë rajonit është në rrezik. I bëj thirrje Iranit të ndalojë lojën. Situata është serioze”, ka thënë Westerwelle.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Westerwelle ka thënë se Irani duhet të hapë programin e tij për inspektim bërthamor, raporton Rel.

Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se Irani ka mjaft uranium të pasuruar për të krijuar bombën bërthamore deri në verën e ardhshme. Ai u ka bërë thirrje fuqive botërore që të ndalojnë planet e Republikës Islamike.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë dyshojnë se aktivitetet bërthamore të Iranit kanë për qëllim krijimin e armës atomike. Mirëpo Teherani zyrtar pohon se programi i saj bërthamor ka qëllime paqësore.kohaislame

Artikulli paraprakCarla Del Ponte do të hetoj krimet në Siri
Artikulli vijuesKosova në presion social