Shtatë vende-anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët pjesa më e madhe janë edhe në zonën Shengen, pritet edhe zyrtarisht të kërkojnë mbyllje të kufirit të Maqedonisë drejt Greqisë në mbledhjen e sotme në kuadër të Këshillit joformal për punë të jashtme të Bashkimit Evropian kushtuar rutës perëndimore ballkanike migruese në Amsterdam, në të cilën marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të vendeve-kandidate të kësaj rute, mes të cilëve edhe ministri i Nikolla Poposki.
Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Kroacia, Çekia, Polonia dhe Austria, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Amsterdami janë vendet e BE-së, të cilat kërkojnë faktikisht nxjerrje të Greqisë nga zona Shengen dhe mbrojtje të kufijve të Unionit në Maqedoni. Këtë në deklaratë për MIA-n e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto, para fillimit të mbledhjes që momentalisht vijon në kuadër të të ashtuquajturës “mbledhje-Gimnih”.
Sipas shefit hungarez të diplomacisë, rregullativa Shengen tregon qartë, e ajo është se nëse jeni në kufi të jashtëm të zonës Shengen, atëherë detyrimi i atij vendi që të sigurojë që kufiri të jetë i kalueshëm vetëm përmes vendkalimeve zyrtare gjatë orarëve të punës. Sijarto thekson se Hungaria është në pajtim me këtë rregullativë, por ka disa vende-anëtare të Shengenit që nuk janë dakord me rregullativën. “Shpresoj se zona Shengen do të mbijetojë, sepse kjo është në interes të të gjithë neve”, thotë Sijarto.
Për atë që BE-ja me të vërtetë duhet të bëjë që t’i ndihmojë Maqedonisë në përballjen me krizën e refugjatëlve, shefi i diplomacisë hungareze ishte decid në përgjigjen, në të cilin më shumë se dhjetë herë e përdor emrin kushtetues të Maqedonisë, thotë se duhet t’i jepet respekt.
Ministri hungarez theksoi në deklaratë për MIA-n se shpreson që Maqedonia do ta tejkalojë këtë fushatë zgjedhore dhe se do të ketë sërish Qeveri të zgjedhur, si dhe se gëzohet që Hungaria do të bashkëpunojë edhe me Qeverinë e re, njëjtë siç kanë bashkëpunuar me Qeverinë aktuale, me qëllim që t’i ndihmohet Maqedonisë.
Para fillimit të mbledhjes, euro komisari për negociata për zgjerim Johanes Han, porositi se është dëshmi që nevojitet zgjidhje evropiane. Han paralajmëron se nëse një vend ndërmerr vendime sociale, kjo mund të ketë domino efekt.
“Unë jamë në krye të dikasterit Ballkanit Perëndimor në BE dhe gjithmonë jam i qartë se duhet të vitojmë situatë për zgjidhjen vendet tona kandidate nga Ballkani Perëndimor. Këtë duhet ta smangim dhe për këtë jam unë këtu. Gjithçka që bëjmë ne sot nuk është zgjidhje, por përkushtim i nevojave urgjente, ndërsa Shengeni është simbol i Evropës dhe nuk guxojmë të lejojmë që të dështojë”, porositi Han.
Mbledhja e ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së me kolegët e tyre nga Maqedonia, Shqipëria, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi vazhdon dhe pasdite priten rezultate në lidhje me atë çfarë ndihme do të sigurojë Unioni për këto vende në përballjen me krizën e refugjatëve.