Në 5 vjet të luftës siriane, armët kimike janë përdorur të paktën 161 herë, duke shkaktuar vdekjen e thuajse 1.500 personave. Kjo zbulohet nga një raport i ri “Syrian American Medical Society”, që i kërkon Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar të identifikojë dhe inkriminojë përgjegjësit. Dosja i referohet mes të tjerash edhe sulmeve me armë kimike që janë shtuar dhe që më shumë se 14.500 persona kanë mbetur të plagosur.
Qeveria siriane, është akuzuar se ka përdorur armë kimike kundër popullit të saj, edhe pasi në vitin 2013, Këshilli i Sigurisë në OKB, urdhëroi eliminimin e programit.
Vetë ky këshill, vitin shkuar, ka dënuar përdorimin e substancave kimike e toksike si klori. Por presidenti sirian Bashar al-Asad gjithnjë i ka mohuar akuzat.