Në sulmet e avionëve rusë dhe regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad ndaj tre vendbanimeve në Halep, humbën jetën 21 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesit e mbrojtjes civile njoftuan se avionët kanë kryer sulme mbi vendbanimet Bustan al-Pasha, Karm al-Beik dhe al-Sukkari.
Nuk dihet numri i saktë i të plagosurve. Një numër i madh i spitaleve në rajon nuk punojnë ndërsa të tjerat kanë probleme me kapacitetin.
Në sulmet ajrore të avionëve rusë të kryer dje në një vendbanim në Etarib, në perëndim të Halepit u vranë 22 dhe 50 persona u plagosën.