Siri – OSDH: Zbulohen 102 trupa të vdekur në Bania

Të paktën 102 trupa të pajetë janë zbuluar të shtunën në një lagje në Bania, në perëndim të Sirisë, pas bombardimeve të së premtes nga forcat e regjimit të Bashar al-Assad, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Janë zbuluar dhjetëra trupa të pajetë të banorëve të vrarë një ditë më parë nga sulmet e ushtrisë në lagjen Ras al-Nabaa në Bania “, theksoi OSDH-ja.

“Kemi arritur të identifikojmë 102 trupa të pajetë duke përfshirë mbi 20 fëmijë, por ky numër mund të rritet sepse dhjetëra persona janë raportuar të zhdukur”, shtoi OSDH-ja.

Një ditë më parë, një tjetër sulm në një rajon pranë Banias shkaktoi të paktën 50 të vdekur./trt/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli sulmon Sirinë
Artikulli vijuesJahjaga viziton ortodoksët serb në Manastirin e Deqanit