Pas sulmit të djeshëm të avionëve rusë mbi spitalin në Idlib të Sirisë, nga rrënojat u nxorrën 11 trupa të pajetë, ka konfirmuar për Anadolu Agency (AA), zëdhënësja e Mjekëve pa Kufij të Turqisë.
Sipas saj, ende po vazhdojnë operacionet e kërkim -shpëtimit nga rrënojat e spitalit. Ozturk kujtoi se spitali Maret al-Numan u bombarduan dje në mëngjes.
“Kemi frikë se numri i të vdekurve mund të rritet”, tha Ozturk.