Siri, rreth 500 të vrarë në 24 orë

Mbi 400 kryengritës dhe një numër i pacaktuar civilësh e ushtarësh sirianë humbën jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit, raportoi të enjten Televizioni Shtetëror Sirian.

Rritja drastike e fataliteteve vjen ndërsa kryengritesit konfirmuan një mësymje në shkallë të gjerë ndaj kryeqytetit Damask.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara nga agjensitë ndërkombëtare, u numëruan 268 kryengritës të vrarë në jug të kryeqytetit dhe rreth 200 të tjerë, në veri dhe perëndim, ku u tentua të krijohej një tjetër front luftimi.

Nëse shifrat do të verifikohen, ato mund të përkthehen si një dështim të ofensivës së parë serioze të kryengritësve për marrjen
Siria e kryeqytetit, shenjë që tregon se lufta civile do të vazhdojë ende për një kohë të pacaktuar.

Rusia, një aleate e ngushtë e presidentit Bashar al-Assad, ka pranuar më parë se humbja e ushtrisë qeveritare është një “mundësi reale”, por sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për situatën në terren, palët neutralizojnë njëra-tjetrën ushtarakisht dhe askush nga ndërluftuesit nuk është në gjendje që aktualisht të realizojë një ofensivë në gjendje që t’i japë fund konfliktit.

Siria, një prej “dominove” të Pranverës Arabe, mbetet e përfshirë në një luftë të përgjakshme civile që prej dy vitesh, kohë gjatë të cilës të paktën 65 mijë sirianë janë vrarë, me dhjetëra mijëra të tjerë janë burgosur ose plagosur e mbi katër milionë kanë braktisur shtëpitë (600 mijë prej tyre të zhvendosur si refugjatë lufte në vendet fqinje)./tch/kohaislame

Artikulli paraprakDomethënia e logjikës
Artikulli vijuesAustrali, ndalohen qirinjtë mbi tortë