SIRI – TË PAKTËN 69 TË VDEKUR NGA AKTET E DHUNËS NË VEND

Bombardimet e forcave të regjimit në qytetet bastione të protestuesve dhe përleshjet e zhvilluara të enjten në Siri kanë shkaktuar të paktën 69 të vdekur, ndër të cilët 38 civilë dhe 23 ushtarë, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, OSDH.

Për më tepër, të paktën tetë protestues humbën jetën sot nga përleshjet.

Bilanci më i rëndë u regjistrua në qytetin Duma, i bombarduar nga ushtria e regjimit sirian./trt/kohaislame

Artikulli paraprakUNMIK-u i dënon incidentet e djeshme
Artikulli vijuesUdhëheja e vendit duhet të rinovohet