Siria, arrihet marrëveshja; Kerry: Qeveri tranzicioni në 6 muaj

Qeveri tranzicioni brenda 6 muajsh për të kaluar në aprovimin e një kushtetute të re dhe në zgjedhje nën mbikëqyrjen e OKB’së brenda 18 muajsh.
Është kjo marrëveshja e arritur këtë të shtunë në Vjenë, në raundin e dytë të negociatave mbi Sirinë, sipas sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.

Fillimi i bisedimeve mes regjimit të Assad dhe opozitës më 1 janar 2016 do të jetë edhe fillimi i zbatimit të një “udhëzuesi” mbi të cilin është rënë dakord nga palët e përfshira në negociata.

Kusht që ky udhëzues të zbatohet është futja në fuqi e armëpushimit mes qeverisë dhe grupeve rebele të njohura nga ndërkombëtarët.

“Por kjo nuk vlen për grupe si ISIS apo për Frontin al Nusra, të cilat duhet të luftohen bashkarisht”, ka thënë Kerry.

Plani parashikon që, 6 muaj nga fillimi i bisedimeve të formohet një qeveri tranzicioni, 18 muaj nga fillimi të hartohet një kushtetutë e re dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara për t’i hapur rrugë Sirisë së re.

Në vijim të deklaratës së tij, sekretari Kerry ka pranuar “fërkimet” me homologun rus Sergei Lavrov sa i takon fatit të liderit aktual të Sirisë, Bashar al Assad.

Artikulli paraprakErdogan dhe Holande të vendosur në luftën kundër terrorizmit
Artikulli vijuesNisin protestat anti-islamit në Francë (Foto)