Sirianët, Rama: Rol sipas mundësisë

Shqipëria është gati të luajë rolin e vet në krizën e refugjatëve sirianë, por kjo e kushtëzuar sipas mundësive që ka vendi.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri Edi Rama për Komisionerin Avramopulos në takimin e zhvilluar këtë të premte, njofton TCH.

Rama priti Komisionerin e Emigracionit të Bashkimit Europian dhe tema e takimit ka qenë kriza e refugjatëve.

Nga ana e tij, Avramopulos deklaroi se Shqipëria nuk është e vetme në këtë krizë dhe se në krah do të ketë Bashkimin Europian.

Pas mbylljes së kufirit nga ana e Maqedonisë, mijëra emigrantë të bllokuar në Greqi po shohin gjithnjë e më shumë si alternativë territorin shqiptar si urë lidhëse drejt vendeve Perëndimore. Lëvizjet e para kanë nisur dhe në pranë kufirit shtetëror Shqipëri-Greqi janë vendosur qindra sirianë, që presin rezultatin e punimeve të samitit të BE-së për çështjen e emigracionit.

Artikulli paraprakVIDEO – Se kam pagu rrymen, a bën me shku në Haxh
Artikulli vijuesSHBA, 22 vite burg për Mufid Elfgeeh