Situata në Egjipt vazhdon të jetë e tensionuar

Njoftohet se 9 vetë kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në përleshjet me armë që kanë ndodhur gjatë tërë natës dhe në sulmet e kryera mëngjesin e sotëm.

Ndaj kundërshtarëve të grushtit të shtetit që vazhdojnë të protestojnë të ulur në tokë afër Universitetit të Kajros sot në mëngjes u organizua një sulm i armatosur.

Njoftohet se në ngjarje ka pasur të vdekur nga radhët e protestuesve.

Të vdekur dhe të plagosur pati edhe në përleshjet që ndodhën gjatë natës në Kajro dhe qytete të tjera të vendit ndërmjet përkrahësve dhe kundërshtarëve të grushtit të shtetit.

Në momentin që përleshjet mes grupeve vazhdonin familja e Mursit ishte duke organizuar një konferencë shtypi.

Vajza e Muhamet Mursit e akuzoi ushtrinë për rrëmbim të babait të saj dhe bëri të ditur se do të ngrejnë padi në Egjipt dhe jashtë shtetit.

Kurse Presidenti i përkohshëm, Adli Mansur bëri apel për pajtim kombëtar./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTurqia reagon ndaj zhvillimeve në veri të Sirisë
Artikulli vijuesPutin: Kisha ortodokse ruse partnere e natyrshme e pushtetit politik