Nje sixhade qe ishte porositur 150 vjet me pare ne Indi per te dekoruar varrin e profetit Muhamed ne Medine, u shit per rreth 5,5 milione dollare ne nje ankand ne Doha.
Identiteti i bleresit nuk eshte zbuluar, pasi ai kerkoi te mbetej anonim, njoftoi shtepia e ankandeve, Sotheby’s. Sixhadja ishte punuar me 2 milione perla dhe ishte dekoruar me gure te cmuar si diamante, zafir, apo smerald.
Sipas parashikimit fillestar, sixhadja duhej te shitej per 5 milione dollare. Sixhadja ishte pjese e pasurise se Muharazhait te Barodas, si nje dhurate per varrin e Muhamedit, por qe me vdekjen e tij nuk u dergua kurre ne Medine.