Skandal: Gazetari i RTK-së: Ajo që ndodhi në NICE motivohet nga Feja ISLAME

Ende pa u konfirmuar tragjedia e mbrëmshme shumë “analist” dhe ftyra publike nga Kosova me prirje islamofobe filluan si zakonisht të fyejnë akuzojnë shajnë Islamin dhe Myslimanët, ajo që na ra në sy ishte një shkrim i një gazetaruci të servisit publik RTK (që e paguajmë të gjith ne) ai fajson Religjionin Islam për tragjedinë e djeshme, ja shkrimi i tij i plotë:

 

 

Kur jemi tek debati per Islamin: te gjitha keto terrorizime, qe kane ndodhur ne tere rruzullin, duhet te kene nje krater, nje burim, nje reel, dhe edhepse cdo mysliman i drejte nuk do te pajtohet, apo te gjithe do ta interpretojne kete terror si reagim ndaj dhunes se perendimoreve (pra tjetrit), duhet ta shohim kete terror te motivuar nga islami.
Sigurisht, para se te pushkatohem per kete qe thash, kjo eshte per shkak te keqinterpretimit te islamit, mirepo, cdo njeri me fiqir e kupton se terrorizimiet po ndodhin te motivuara nga islami vet (pavaresisht keqinterpretimeve) dhe po kryhen nga myslimanet.
Nese Libri i shenjte e mohon ndryshimin, dyshimi, reflektimi dhe dilema duhet kriju, pikerisht nen kete presion global nga terrori.
Eshte totalisht e qarte se keto terrore jane pasoje direkte e presionit. Dhe eshte po ashtu teresisht e qarte qe ky presion vjen nga paperputhshmeria e religjionit me jeten/t e tjetrit. Presioni qe po sjell terror eshte direkt pasoje e jetes se “robotizuar” brenda disa rregullave qe, nese, sjellin mburoje dhe qetesi morale, ne te njejten kohe e cajne realitetin e po te njejteve (myslimaneve) ne skizofreni.
Me lejoni ta shpjegoj: cdo vajze pesembedhjete vjece me trupin e zhveshun qe ecen rrugeve te Prishtines e deshmon qe zoti ka gjykimet, perspektiven dhe dashurine te pasun/ndryshme dhe te fuqishme, po aq sa edhe per nji djale te ri qe fale pese vakte.
Nje lbertin, apo nje hedonist, apo nje homoseksual ka po aq jete, dashuri, dhe moral, moral (sipas rregullave te rrethit ku takon), moral dhe dashuri po aq sa nje religjioz.
Dhe per fund, cdo njeri ka besim, besimi as nuk pervetesohet dhe as nuk ndalet. Qofte edhe besimi pagan eshte i dobishem dhe lartesues, secili ne menyren e vet. Cdo homoseksual beson, po ashtu sikur cdo mysliman, te gjej rrugen e lartesuar, dashurine dhe paqen e vet.
Pikerisht para pak kohe nje nga personat kyc ne Saudi ka propozuar qe ndoshta islami mund te ndryshohet, nese jo te permiresohet, se paku te mos e shkepus nga realiteti myslimanin. Te mos e ve ne presion te kerkimit te mireqenies ne nje jete tjeter nga ajo qe ia ka dhene po i njejti zot. Ta kuptoj se te gjithe tjeret po ashtu besojne.

Artikulli paraprakKy teroristi me kamion që i vrau afro 90 persona në Nice, paska qenë “Musliman Tradicional” …
Artikulli vijuesMuhamed Thaçi: Pse të arsyetohem për atë që ndodhi në Francë? Islami feja më e mirë dhe pikë .