Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga data 30 qershor 2014 për rastin “Monstra”, njofton TV SHENJA.
“Gjykata e Apelit, duke vendosur mbi ankesat e Prokurorit Publik në Prokurorinë Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup dhe të akuzuarit, ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkup në lëndën e njohur për opinionin si ‘Monstra’, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit, njofton SHENJA.
Ankesat e palës mbrojtëse janë refuzuar si të pabaza dhe me këtë mbetet në fuqi vendimi për burg të përjetshëm për 5 të dënuarit në rastin “Monstra”.